Pedagogia e njohur, Iris Luarasi ishte e ftuar pasditen e djeshme tek “Rudina” dhe ka treguar detaje nga jeta e saj profesionale dhe private.
Advertisements
Në çdo dalje televizive Irisi shfaqet me pamjen e kuruar në detaj. Ajo ka treguar se nuk del kurrë nga shtëpia pa vënë buzëkuq. Madje edhe ne ceremonitë mortore vendos buzëkuq të lehtë, duke respektuar personin që është larguar.
Irisi tregoi se vjehrra e saj kujdesej shumë për veten dhe ajo e admironte. Pedagogia u përlot teksa kujtonte vjehrrën të cilën e donte aq shumë sa e thërriste ‘nëna’.
Advertisements
“Mamaja ime nuk përdor pothuajse fare makeup dhe i shkëlqen fytyra, ndërsa vjehrra ime ishte njeriu që e dashuronte makeup-in, buzët e kuqe të saj ishin gjithmonë prezente, mbante kapele, thonj të kuq. Respekti më është shtuar pafund për të, kur ajo ishte në momentet e fundit të jetës, me një gangrenë diabetike, se kjo gjë më prek se e kam dashur shumë nëna Teftën. Edhe në ditët e fundit, edhe kur ngrihej që ishte ashtu e sëmurë, merrte një pasqyrë aty në krevat dhe fillonte lyente sytë, lyente buzët. Dhe unë thoja, ua çfarë kryevepre është kjo grua, që është zonjë edhe i pëlqen kaq shumë të mbahet dhe të jetë dinjitoze. Ajo do rrinte në shtëpi, por e bënte për respekt për veten e saj. Madje edhe në ditët e fundit, unë i kam çuar vajza që t’i bënin thonjtë, i lyenin flokët, se ajo e vlerësonte shumë këtë gjë. Një ditë kur e pyeta më tha mua, që është respekt”- tregoi Irisi.
“Kur ndërroi jetë nëna, patjetër që kisha buzëkuq, sigurisht jo të kuq, një gjë shumë të errët. Në fakt kjo ishte një mënyrë shumë e bukur për ta kujtuar, për t’i thënë faleminderit për të gjitha gjërat e bukura që kisha mësuar nga ajo“- tregoi pedagogia e njohur.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!