Kryeministri Edi Rama ka qenë i ftuar mbrëmë në “Real Story” të gazetarit Sokol Balla në televizionin “News 24”.
Advertisements
Në nisje të emisionit, kreu i qeverisë i ka kërkuar ndjesë Ballës dhe i ka thënë që duhet të largohet pak më herët nga studio sepse kishte një ditëlindje në familje. “Sot duhet të jem në ditëlindjen e vajzës sonë dhe Linda që shpeshherë mi fal vonesat, këtë herë nuk do ta bëjë”, tha Rama.
Bëhet me dije se Rea, vajza e Lindës nga martesa e mëparshme ka festuar mbrëmjen e djeshme 30 vjetorin e saj. Në rrjetet ajo ka zgjedhur mos të postojë asgjë nga festa që familja kryeministrore mbajti, por pasi ka postuar numrin 30, dhe ka marrë edhe urimet e miqve, ajo ka postuar dhe një foto tjetër. Një tavolinë me dy karrige në natyrë, është kjo poza tjetër që shfaqet në Instagramin e saj, duke mos dhënë detaje se me kë ka festuar ajo në atë tavolinë në mes të barit.
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!