“Biondja vagabonde”, Jonida Maliqi përballet me modelen që u tha se e ndau nga Romeo(VIDEO)

Këngëtarja, Jonida Maliqi dhe bloggerja Sara Kolami janë shfaqur bashkë në një event, duke hedhur poshtë të gjitha zërat, se një ndër arsyet e ndarjes mes saj dhe Romeos ishte pikërisht biondja në fjalë.

Advertisements

Së bashku në një festë këngëtarja dhe bloggerja kanë shkëmbyer batuta me njëra-tjetrën. Madje duket Jonida nuk ka ndenjur pa i hedhur disa ‘ngacmime’ shoqërore Sara Kolamit.

“Ka më bionde vagabonde…Biondja vagabondja nuk e ka radhën sonte, ta them unë kur e ka radhën”,- dëgjohet të thotë këngëtarja Maliqi, ndërsa nuk lënë pas të qeshurat me bloggeren.

Advertisements

Disa javë më parë u diskutuar gjerësisht se kush ishte shkaku që kishte çuar në ndarjen e Jonida Maliqit me aktorin e humorit, Romeo Veshajn. Në median rozë qarkulloi lajmi, se arsyeja e ndarjes mes Jonida Maliqit dhe Romeo Veshajt, ishte pikërisht biondja me emrin Sara Kolamin, që sipas burimeve nga Panorama Plus ishte parë shumë nën shoqërinë e aktorit kohët e fundit. Por lidhur me këtë, në mënyrë të tërthortë, Sara ka treguar se nuk ekziston asnjë mundësi, pasi bloggeres nuk i pëlqen që i dashuri i saj i ardhshëm, të jetë një njeri i njohur për pulbikun.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakShën Valentini i çmendur i Dan Bilzerianit me modelet(FOTO)
Artikulli tjetërTrejsi Sejdini ‘e preferuara’ e Gigi Hadid, modelja me famë botërore habit me foton që shpërndan