Të tjera dëshmi vijnë nga tr agjedia e rëndë në fshatin Ostren të Bulqizës ku humbën jetën nëna me dy fëmijët.
Advertisements
Daja i femijeve dhe vellai i Rajmondes thotë se ka qenë i pari që ka hyrë brenda banesës ku ka konstatuar vde kjen e motrës, mbesës Rudinës 18 vjeçe dhe nipit Fatjonit, 14 vjeç.
Por ndryshe nga sa është thënë deri tani, ai hedh poshtë aludimet se ata kanë gjetur vd ekjen nga rrjedhja e gazit, duke treguar se e ka gjetur një bo mbol në oborr. Dyshimet janë edhe tek ushqimi që kanë konsumuar.
Advertisements
“Nuk ka qenë nga gazi, as mangalli dhe as nga ngrohja elektrike. Një b ombol 5 litërshe ka qenë jashtë banese kur kemi shkuar. Nuk ka qenë rrjedhje gazi. Kanë ndërruar jetë rreth orës 22:00-23:00 të së enjtes dhe kemi gjetur supë në një pjatë dhe e kemi dërguar për t’i bërë analizat”, deklaroi ai.
Daja i fëmijëve tha se i ka dërguar trupat e tyre në spitalin e Dibrës për analizat dhe se pret hetimet e policisë. “Unë kam këmbëngulur si dajë, i kam dërguar nga spitali i Bulqizës në të Dibrës dhe kërkoj të bëhen analizat në mënyrë të hollësishme. Hedhim poshtë deklaratat e deritanishme për rrjedhje e gazi e çfarë ka dalë”, shprehet ai.
I pyetur a kanë pasur ndonjë konflikt me ndonjë, ai ka mohuar dhe ka thënë se pret nga policia të dalin përgjigjet e analizave. Vajza e m itur e familjes ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Familja Tolaj jetonte në kushte jo të mira ekonomike, ndërsa në shtëpi rrinin vetëm nëna Rajmonda me tre fëmijët, Rudinën 18 vjeçe, Fatjonin 14 vjeç dhe Meritën 8 vjeçe, pasi burri ishte emigrant në Greqi. BW
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!