Tron ditese! Gazetarja kineze tregon shifrat ‘që fsheh qeveria’: Krematoriumet janë tejmbushur, mund të jenë 8000 të vd ekur(Video)

Numri i vikt imave nga koronavirusi në Kinë mund të jetë disa herë më i lartë nga shifrat që publikon qeveria.

Advertisements

Situata në qytetin ku shpër theu virusi, Wuhan, është në prag të kat astrofës. Në rrjetet sociale jashtë censurës së qeverisë kineze, banorët ankohen për mangësi në furnizimin me ushqime. Mbi 1,300 punonjës të shëndetësisë kanë rezultuar të infektuar me virusin vdekjeprurrës, e tashmë janë kthyer në pacientë.

Policia dërgon me forcë në karantinë këdo që nuk vendos maskë, por nuk merr parasysh faktin se tashmë në qytet ka mungesë të furnizimit me maska. Ekzistojnë zëra që tregojnë se mjekët dhe infermierët kanë nisur të ndjejnë mungesën e pajisjeve mjekësore, raporton newsbomb.al

Advertisements

Një telefonatë e regjistruar mes një gazetar të infiltruar dhe përgjegjësit të një krematoriumi, tregon atë që shumë njerëz i tremben.

Sipas bisedës telefonike të datës 25 janar, të transmetuar në emisionin “Zooming In” të gazetares kineze Simone Gao, përgjegjësi i krematoriumit ankohet për rritjen me 4 deri në 5 herë të trupave që duhet të djegin. Djegia e një trupi kërkon rreth 50 minuta kohë, dhe përgjegjësi ankohet se i nevojiten edhe 50 deri në 60 punonjës më tepër, nga 110 që ka aktualisht. Tashmë krematoriumet nuk punojnë me dy turne, por 24 orë në ditë. Në Wuhan ka 7 krematoriume dhe 11 milion banorë.

Sipas qeverisë kineze rreth 131 persona mendohet të vde sin çdo ditë. Por sipas llogarive bazuar në informacionin e telefonatës me një prej krematoriumeve me 11 soba, numri i vërtetë i vde kjeve mund të jetë 470 çdo ditë. Sipas kësaj llogarie, deri në 14 shkurt të 2020-ës, nga koronavirusi mund të kenë vd ekur 8,000 persona, raporton newsbomb.al

Qendrat e karantinës të ndërtuara në kohë rekord ngjajnë më tepër me kampe përqëndrimi, ankohen qytetarët. Aty mungojnë dushet, tualetet dhe trupa të pajetë dergjen në tokë për orë të tëra. Dhomat kanë vetëm një dritare të vogël sa për të kaluar ushqimin dhe dyret hapen vetëm nga jashtë.

Mikrobiologu kinez Dr. Lin Xiaoxu thotë për “Zoom In” opinioni publik është influencuar nga propaganda qeveritare.

“Qeveria ka vendosur propagandën parësore, dhe jo shpëtimin e jetëve. Ne jemi tepër të shqetësuar se sëmundja po shpërndahet në shtete të tjera. Ndaj ekziston frika që të kthehet në një pandemi. E ka potencialin për t’u kthyer në një pandemi. Me gjithë vështirësitë Kina përpiqet ta përballojë, po nëse virusi përhapet në një shtet me sistem shëndetësor më të dobët, si Afganistani apo Pakistani? Atëherë do të kemi një tr agjedi më vete, edhe më të madhe. Në këto vende mund të përhapet në një mënyrë krejt të pakontrollueshme”, tha Dr.Xiaoxu. /Newsbomb

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakPrej një viti në kërkim nga drejtësia, Angela Martini fotografohet krah bashkëshortit
Artikulli tjetërPo festonte ditëlindjen, kur i vunë eksplozivin, detaje nga shp ërthimi në Lezhë(Video)