Lazio “blindon” Strakoshën! Kontrata stratosferike qe i ofron

Thomas Strakosha duket se do ta vazhdoj qëndrimin te Lazio edhe për disa vite të tjera.

Advertisements

Portieri shqiptar është duke kaluar nëpër një formë fantastike në vitet e fundit me fanellën e Lazios.

Kjo ka bërë që interesim për të të shfaqin skuadra të mëdha evropiane pasi e shohin si një portier me cilësi të mëdha dhe me të ardhme të ndritur.

Advertisements

Por Lazio nuk dëshiron ta lë të lirë të largohet yllin e tyre dhe drejtori sportiv Igli Tare i ka ofruar vazhdimin e kontratës.

Tutosport ka raportuar se kontrata e Strakoshës përfundon në vitin 2022, ndërsa Tare i ka ofruar rinovimin deri në vitin 2025 me rritje page.

Strakosha nëse nënshkruan kontratë të re do të ketë pagë të dyfishuar, pasi nga një milionë sa fiton në vit me kontratën e re do të ketë pagë vjetore prej dy milionë euro plus bonuse.

Gjatë javës së ardhme do të ketë një takim mes palëve për të nënshkruar kontratën e re. Telegrafi

qe

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakTë dë nuar për dr ogë në Angli, kush janë dy ‘të fortët’ që vuri në shënjestër OFL(Emrat)
Artikulli tjetërPrej një viti në kërkim nga drejtësia, Angela Martini fotografohet krah bashkëshortit