E rëndë! Jetimorja përfshihet nga flakët, vd esin 15 fëmijë. Përdornin qirinj në vend të energjisë elektrike

Të paktën 15 fëmijë raportohet se kanë vd ekur pasi një jetimore në Haiti u përfshi nga flakët.

Advertisements

Shkaku i zjarrit po hetohet nga policia ndërsa raportohet se në jetimore, stafi dhe fëmijët, përdornin qirinj në vend të energjisë elektrike.

Jetimorja rezulton e palicensuar dhe drejtohet nga kisha Bible Understanding me bazë në Pensilvani. Ndërsa autoritetet po punojnë për të zhvendosur fëmijët e mbijetuar në një shtëpi tjetër.

Advertisements

Në momentin që ra zjarri në jetimore ishin 60 fëmijë. të mbijetuarit do vendosen në një tjetër banesë dhe autoritetet do bëjmë kërkime për familjet e tyre në mënyrë që ti bashkojnë me prindërit.

Dy nga fëmijët në jetimore u dogjën nga flakët ndërsa 13 të tjerë vd iqën në spital nga asfiksia e thithjes së tymit.

Gjatë natës në jetimore ishin ndezur qirinjtë pasi gjeneratori ishte prishur.

Gjykatësja Raymonde Jean Antoine tha për agjencinë e lajmeve AFP se jetimorja nuk ishte e autorizuar të operonte që nga viti 2013.

Ajo shtoi se jetimorja nuk i plotësonte standardet themelore për të qenë e tillë.

“Fëmijët kanë jetuar aty si kafshë,”- tha Raymonde Jean Antoine.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakLinda Halimi “NDEZ” rrjetin, pret bashkëshortin që të kthehet në shtëpi vetëm në të brendshme
Artikulli tjetër‘Mendon se je njeri i rëndësishëm’/ Zbardhet DEBATI Kurti-Vuçiç, kryeministri si kthen asnjë përgjigje, ja si reagojnë Rama e Thaçi