“Fundjava dhe festa janë për t’u festuar, jo për të fluturuar🛫 në rrugë dhe përfunduar në 🚑, apo më keq akoma”.
Advertisements
Me kete apel policia u drejtohet gjithe personave ne timon, qe nxitojne ne rruge duke u bere burim aksidenti per veten dhe per te tjere.
Ne nje video te publikuar nga aksini gjate nates ne rrugën Tiranë- Durrës-Tiranë, policia ben me dije se ka ushtruar kontrolle parandaluese me radar nga Policia Rrugore e Tiranes, për të parandaluar ngjarjet rrugore dhe për te siguruar rrugët e përdoruesit e saje përgjatë udhëtimit.
Advertisements
NJOFTIMI I POLICISE
Për disa orë kontroll në të dyja kahet e lëvizjes, u evidentuan shumë drejtues mjetesh që shpejtonin për të fituar vetëm disa minuta me shume, duke qarkulluar gati me dyfishin e shpejtësisë se lejuar, pa konsideruar edhe lagështirën dhe errësirën ne rruge.
16 Leje Drejtimi të tërhequra për shpejtësi që varionte nga 148 km/h deri në 175 km/h dhe drejtuesit e mjeteve janë përcjelle për ne Organin Administrativ Shtetëror për gjykim.
14 masa administrative për manovra të rrezikshme në rrugë dhe shpejtësi mbi normat e lejuara, jo me shume se 20 km/h.
KUJDES!
Shoqëria të pret, ndërsa shpejtësia të vret, ndaj mos nxito të arrish fundin, trego durim në drejtim🚙, respekto normat e sjelljes ne rruge, mos tejkalo kufizimet e shpejtësisë, mos drejto mjetin pas përdorimit te pijeve alkoolike, 👉 udhëzimet dhe këshillat e 👮🏻♀, për sigurinë tuaj dhe te tjerëve.
Misioni jone, është siguria juaj, kontribuo edhe ti ne rritjen e sigurisë ne rruge, duke manifestuar rregull dhe disipline, ne raport me rregullat e qarkullimit rrugore.
📸 dhe ✍ne adrese te komisariatit digjital, ne numrin e emergjencave 112, çdo paligjshmëri dhe shkelje qe cenon sigurinë rrugore.
# BashkeBejmeMeShume🤝
# SiguriaRrugorePrioritet👮🏻♀
# VleresoJetenMeShume🙏
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!