‘Thyhet’ rregullorja e Mynihut/ Del video me incizime nga tryeza, Albin Kurti ‘go det’ Ramën, Thaçin dhe Vuçiçin për Minishengenin

Një video e inçizuar në mënyrë të fshehtë ka dalë nga Konferenca e Sigurisë zhvilluar ditën e djeshme në Mynih të Gjermanisë.

Advertisements

Mësohet se pjesëmarrës kanë qenë kryeministri Edi Rama, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, preesidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministri i ri i Kosovës Albin Kurti.

Ky i fundit është edhe në qendër të videos, publikimi i së cilës ka thyer rregulloren e vendosur nga Chatam House Rule, ku pjesëmarrësit nuk kanë të drejtë të nxjerrin ato që fliten ne tryezë.

Advertisements

Kurti ka go ditur idenë e Minishengenit, duke kërkuar një ‘Mini-marshall Plan’ për Ballkanin Perëndimor, ndërsa ka thënë se presidentët duhet të rrinë larg hartave, duke i kritikuar kështu direkt Ramën, Thaçin dhe Vuçiçin për çështjen e kufijve.

‘Unë besoj se të gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet t’i bashkëngjiten Bashkimit Evropian. Unë nuk besoj se ekziston ndonjë mundësi tjetër’, është shprehur Kurti.

Në një moment ai ka nxitur edhe reagimin e Vuçit teksa ka deklaruar se bota duhet ta ndihmojë Serbinë të lirohet nga Kosova, i cili ka tentuar të flas, por nuk është lejuar.

Më tej, Kurti ka thënë se çështja e ‘Minishengenit’ është e paqartë për të dhe se presidentët e shteteve duhet të qëndrojnë larg hartave.

‘Nëse një apo dy shtete hyjnë para tjerave në BE, do të ketë edhe më shumë probleme. Njëjtë si në vitin 2004, kur dhjetë shtete hynë në BE në të njëjtën kohë. Ne duhet të punojmë, që të gjitha së bashku të hyjmë në BE. Kjo ideja e ‘Minishengenit’ nuk është shumë e qartë për mua, nuk kam parë shumë dokumente, është një ide e pa projektuar për implementim. Besoj se duhet të hyjë në procesin e Berlinit, kështu do të ishte më së miri, kur të gjashta shtetet janë në tavolinë. Njëjtë sikur “Plani Marshall”, që u hartua nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas Luf tës së Dytë Botërore, tani neve na duhet një ‘Mini-Marshall Plan’ për shtetet e Ballkanit Perëndimor. Gjëja e fundit, por edhe më e rëndësishmja, ne duhet të jemi të gatshëm për dialogun e ardhshëm mes Kosovës dhe Serbisë. Duhet t’i kemi parasysh tri parime për t’i shëruar plagët e planit të dështuar. Duhet ta përgatisim mirë, me parime të mira dialogun e ardhshëm në rajonin tonë, në veçanti atë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. E para s’ka marrëveshje pa dialog, e dyta s’ka dialog me harta, dhe së treti pa presidentë rreth hartave’, shtoi Kurti.

Në përfundim, kryeministri i ri ka thënë se pas 20 vjetësh ka ardhur koha që Serbia të çlirohet nga Kosova.

‘Pothuajse të gjithë prej jush na ndihmuat që 20 vjet më parë Kosova të çlirohet nga Serbia. Tani mendoj e ka ardhur koha që të ndihmohet Serbia për t’u çliruar nga Kosova. Pra, pas çlirimit të Kosovës nga Serbia, duhet të bëhet çlirimi i Serbisë nga Kosova’, ka deklaruar Kurti.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak‘S’të vjen turp! She rr në studion e Fevziut, Klodiana Lala tregon se ç’ndodhi pas emisonit me Ramën: S’ma dha dorën
Artikulli tjetërTayna pozon para pasqyrës dhe tregon format “bombastike”