Sipas Arian Çanit, kryeministri Edi Rama është pjesë e një strukture shumë më të lartë seç mendojnë njerëzit.
Advertisements
Gjatë emisionit “Zonë e Lirë,” të kësaj të premteje ku e ftuar ishte dhe ministrja Elisa Spiropali, Çani tha se Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit është një ndër gjërat më të turpshme që është bërë.
Por sipas Spiropalit, ky është konspiracion pasi qeveria nuk ka lidhje me sistemin e drejtësisë.
Advertisements
Debati:
Elisa Spiropali: Je dakord me KLP dhe KLGJ?
Arjan Curi: Po.
Arian Çani: Po pse je dakord me KLP dhe KLGJ?
Arjan Curi: Po se e kanë këta mo.
Elisa Spiropali: Pse e kemi ne mo Çani?
Arian Çani: Mua nuk më bind dot. Unë them që Rama është treguar aq i zoti… ti nuk i pranon që i ka të gjitha Elisa.
Elisa Spiropali: Ore zotëri me sistemin e drejtësisë nuk kemi lidhje. Është monitoruar nga fillimi me partnerët tanë. Ju e dini që futëm në Kushtetutë ne një operacion monitorimi të ndërkombëtarëve?
Arian Çani: Që është gjëja më e tm errshme dhe më e turpshme që kemi bërë.
Elisa Spiropali: Mendoni ju?
Arian Çani: Jo unë jam i bindur për këtë. Ca ky vend është pa brekë…
Elisa Spiropali: Pra ti thua që i ka Rama, nga ana tjetër thua i paskan ndërkombëtarët. Tani kush i paska, Rama apo ndërkombëtarët?
Arian Çani: Rama ça është… Ne e kemi thënë në këtë studio. Ti kujton se tallem. Po flet seriozisht tani. Mos të duket Rama lojtar lokal.
Elisa Spiropali: Rama është lojtar kombëtar ndërkombëtar. Si ta dojë puna është.
Arian Çani: Rama është pjesë e një strukture shumë më lart seç mendojnë disa. Që do të thotë kur thua ONM nuk më ke thënë asgjë, Rama me të vetët.
Elisa Spiropali: Mungon Kastriot Myftaraj këtu.
Arian Çani: Nuk është konspiracion fare.
Elisa Spiropali: Fakti që Rama ka ndikim në politikën ndërkombëtare do të thotë që ka faj?
Arian Çani: Në vende si Shqipëria, kur themi Amerika kemi thënë Sorosi./tvklan
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!