Komplet ndryshe! U shpëtua nga ‘kampi i ferrit’ në Siri/ Alvin Berisha zbulon planet e familjes, ja destinacioni i pushimeve të verës

Alvin Berisha, 11-vjeçari që u shpëtua nga kampi i Al Holit në Siri, i është rikthyer jetës normale.

Advertisements

Berisha ka hapur pak kohë më parë një llogari në Instagram, ku edhe ndan momente të ditës së tij me miqtë.

11-vjeçari së fundmi ka zbuluar se kësaj here pas shumë kohësh do të udhëtojë për pushime verore, të cilat do t’i kalojë në Shqipëri.

Advertisements

Historia e 11-vjeçarit u bë publike nga emisioni investigativ italian “Le Ienne”, ku me ndihmën e gazetarëve, pas pesë vitesh kërkimeve në fund, i ati i dëshpëruar Afrim Berisha, arriti të depërtonte në kampet e Sirisë dhe takoi të birin, në 25 shtator të këtij viti.

Tre ditë pas publikimit të investigimit të “Le Iene” për rastin e fëmijët 11 vjeç dha dorëheqjen edhe Genti Gazheli, ambasadori i Shqipërisë në Turqi, por të prekurit nga historia e të voglit shqiptar nuk u dorëzuan.

Italianë, shqiptarë dhe njerëz anëmbanë botës bashkë me median ushtruan presion mbi qeverinë shqiptare dhe organet kompetente në mënyrë që 11-vjeçari të hidhej sërish në krahët e të atit dhe këtë herë për të mos u larguar më kurrë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakOlti Curri ironizon Ramën/ Kur ndërron dorën dhe bëhesh gips(Video)
Artikulli tjetërPamjet që po ‘çmendin’ rrjetin/ Foshnja e sapolindur në Tiranë pozicionet për foto, mahnit gjinekologen