Pl as keq gru shti në mes të shkollës, të rinjtë e FRPD dhe Samir Manes she rr me Organizatën Politike, përfshihen edhe studentët nga Kosova(Video)

Organizata Politike ka postuar një video she rri.

Advertisements

Sipas tyre, është pikërisht momenti kur anëtarët e FRPD-së, së bashku me një grup tjetër të organizuar nga biznesmeni Samir Mane kanë sul muar disa student nga Prishtina.

Studentët e Fakultetit të Filozofisë të Universitetit të Prishtinës kishin ardhur ditën e djeshme për të organizuar një event ku u fol për sindikalizmin dhe aktivizmin në Shqipëri. Por mesa duket efekti u ndërpre nga dy grupet e “paftuar” në Fakultetin e Shkencave Sociale.

Advertisements

Ndërsa në video duken qartë momentet e gru shtit dhe një vajzë që bërtet: Jashtë, dil jashtëëëëëë! Paskeni hedhur shumë lekë. Largohu mor’ akoma nuk zure mend ti mor.

“Kjo është fytyra vulgare e pushtetit që mbahet në këmbë nga oligarkët në bashkëpunim me politikanët e çdo krahu. Prandaj lu fta ndaj pushtetit të Samir Manes është lu fta që ka prekur nervin e të gjithë sistemit të kalbur 30-vjeçar. Në lojë nuk janë vetëm interesat e kryeoligarkut, por edhe e të gjithë pushtetarëve që ushqehen me paratë e tij,”-shkruhet ndër të tjera në postimin e OP-së.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakAks identoi një grua dhe u largua nga vendi i ngjarjes, policia shoqëron Ilda Bejlerin, ja çfarë u vendos për të
Artikulli tjetër“Do të të kushtojë shumë”, Kërcë nimet e Veliajt ndaj Ndroqit, televizioni i njohur iu nis letër ambasadave më të rëndësishme në vend