“Nuk marr dot frymë”/ U gri nd me shokët e klasës, polici i vendos duart rreth qafës të miturit (Video)

Dekyrion Ellis, i cili është në klasën e nëntë tha se u ngrit nga dyshemeja nga një oficer policie pasi ishte përfshirë në një grindje me një shok të klasës dhe më pas ai e shtrëngoi me sa fuqi kishte rreth qafës, gati sa për ta mbytur.

Advertisements

Jake Perry, një oficer polici në shkollën e mesme Camden në Arkansas të SHBA-së, është pushuar nga puna dhe tashmë është në hetim pasi përdori forcë të tepërt ndaj të miturit. Shefi i policisë, Body Woody me anë të një deklarate zyrtare tha se:

“Unë nuk do të toleroj sjellje të pahijshme nga oficerët e mi dhe kjo çështje do të trajtohet në përputhje me rrethanat. Unë do të jem transparent në këtë mënyrë”.

Advertisements

Vendosja në duar rreth qafës është e ndaluar me ligj për policinë amerikane. Verën e kaluar një oficer policie u arrestua pasi u përfshi në një vdekje. Polici përdori forcë të tepërt në qafën e Erix Garner, i cili si pasojë humbi jetën. Ngjarja ka ndodhur në vitin 2014. Fjalët e tij “Unë nuk mund të marr dot frymë”, u kthyen në një moto proteste kundër përdorimit të tepërt të forcës nga ana e policisë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakPla s ar ma ne Shkodër, dyshohet për të pla gosur
Artikulli tjetërAktorja e njohur me famë botërore feston ditëlindjen e saj, e pabesueshme sa vjeç ka mbushur (Foto)