Gjatë ditëve të vështira pas tërmetit të 26 nëntorit, reperi Stresi u erdhi në ndihmë të gjitha familjeve që kishin mbetur pa strehë.
Advertisements
Reperi u përpoq t’ju gjente një banesë e t’ju siguronte ushqime dhe ilaçe atyre që kishin nevojë. Stresi qëndroi 24 orë çdo ditë pranë tyre, duke u zhve shur nga fama dhe figura e një personazhi të njohur.
Së fundmi ai ka publikuar në “Instagram” një video të xhiruar gjatë atyre ditëve dhe ka treguar se asnjëherë nuk e ka pasur si qëllim të ulë dikë tjetër që ka më pak mundësi. Reperi është shprehur se në fund të ditës të gjithë jemi të barabartë me njëri-tjetrin dhe asgjë nuk mundet ta ndryshojë diçka të tillë.
Advertisements
“Kurrë në jetë s’kam kërkuar të jem më sipër se dikush, thjesht kam ecur sipas mënyrës sime në jetë. Por kurrë nuk bëhem diçka që të ul dikë më poshtë ndaj ne ishim të barabartë. Më pyesnin, më thoshin njerëzit kur më vizitonin në lagje e më pyesnin: a je ti kryetari i ba ndës, a je ti kryesori, qeshja në sy të tyre e shokëve të mi i thosha ne jemi të gjithë të barabartë shoku. Dhe ata që ndihmuam të gjithë në mënyrë të barabartë, sepse kur je i tillë mbijeton për shumë kohë”, ka shkruar reperi në postimin e tij në “Instagram”.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!