Doli nga skenari në ‘Sanremo’, prezantuesi Amadeus flet për veprimin e papritur të Alketa Vejsiut

Prej ditësh, moderatorja Alketa Vejsiu është në qendër të mediave shqiptare dhe ato italiane.

Advertisements

Mbrëmjen e djeshme, ajo ishte e ftuar në emisionin ‘Porta a Porta’, së bashku me prezantuesin italian dhe drejtuesin artistik, Amadeus.

Alketa ka folur për të gjithë këtë eksperiencë duke treguar edhe shumë të pathënë.

Advertisements

Në një moment, kur u pyet nga prezantuesi Bruno Vespa për momentin kur zbriti dhe ngjiti dy herë shkallët në festival, Alketa u përgjigj:

‘I zbrita, i ngjita dhe i zbrita sërish. Duhej të vidhja dy minuta sepse ishin 20 vitet e jetës sime në televizion në Shqipëri që doja të lija një shenjë modeste, por ai është një xhentëlmen dhe gjëja që duhet të mësojmë të gjithë për Amadeus është që, kjo përulësi të prek’.

Ndërkohë lidhur me këtë foli edhe Amadeus, i cili u shpreh se këto të papritura e bënë festivalin special.

‘Një fitore e ‘Sanremo’-s është fitore e të gjithëve. Unë bëj një analogji me futbollin sepse e dua shumë futbollin. skuadër fiton, merita është e sulmuesit, merita është e mesfushorit, por, merita është e të gjithë skuadrës. Nëse elementët janë prezantuesit, të ftuarit, të rinjtë, këngët në garë, nëse të papriturat nuk do të kishin ndodhur, nuk do të ishte i njëjti festival. Ky është festivali, secili prej nesh ka dhënë kontributin e tij për të bërë këtë festival’, deklaroi Amadeus.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakLedri Vula poston foton gjysmë i zhve shur në banjo, i sapo dale nga dushi
Artikulli tjetër“Të thonë s’je më në punë me 31”, Arjola Shehu sul mon hapur Tv Klan dhe tregon pse u largua papritur nga emisioni i gatimit