Këngëtarja Jonida Maliqi, pak kohë më parë u përfol për ndarjen me aktorin, Romeo Veshaj, pas publikimit të një videoje të filmuar në Paris, teksa shfaqej përkrah këngëtarit Flor Mumajesi, ndërsa kryenin gjeste intime.
Advertisements
Jonida Maliqi dhe kantautori Flori Mumajesi shiheshin mjaft të afërt me njëri-tjetrin. Madje në një moment të videos, këngëtarja kap nga të pasmet kolegun e saj dhe e shtrëngon.
Por, mbrëmjen e djeshme këngëtarja ka publikuar një tjetër video të dyshimtë, tashmë përkrah këngëtarit të West Side Family, Landi Fornia, teksa puthen e përqafohen në eventin e organizuar mbrëmë për 100-vjetorin e Tiranës. Madje pas puthjes që këngëtari i dhuron Jonida Maliqit, kjo e fundit nuk nguron t’i thotë: “Zemër“.
Advertisements
Megjithatë nëse është thjesht një gjest miqësor apo diçka më tepër mbetet për t’u zbuluar në vazhdim.
Disa kohë më parë, Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj i dhanë fund lidhjes së tyre. Një lidhje që nisi dhe përfundoi, pa u marrë vesh arsyet e vërteta të ndarjes. Aktori, Romeo Veshajnë”, foli për herë të parë emisionin ‘Thumb On për marrëdhëniet e tij me Jonida Maliqin. Ai pranoi se është ndarë me këngëtaren në mënyrë paqësore, por nga ana e saj nuk ka një deklaratë për arsyet që çuan në ndarje. U përfol se videoja që qarkulloi, teksa shfaqej në krahët e Flor Mumajesit, mund të ishte një nga arsyet që solli shkëputjen e çiftit, Romeo-Jonida.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!