Ditë zie në qytetin italian të Machiagodenas për vde kjen e 20-vjeçarit shqiptar Tomas Hoti, i cili mbeti vi ktimë e një aks identi të rëndë në Autostradën shtetërore 17, midis San Massimo dhe Bojanos, në Itali.
Advertisements
Kryetari i bashkisë së Machiagodenas, Felice Ciccone shpalli ditën e djeshme disa orë heshtje zie, në respekt të ndjenjave të komunitetit shqiptar, por jo vetëm. Tomas, i lindur në Molise nga prindër shqiptarë prej 22 vitesh rezidentë në Machiagodena, udhëtonte me makinën e tij, kur për shkaqe ende të panjohura u pë rplas me një furgon, i cili drejtohej nga një 39-vjeçar nga provinca e Campobasso.
20-vjeçari në gjendje kritike u shtrua në spitalin “Cardarelli”, ku ndërroi jetë pas 6 ditësh. Pas vdekjes prokuroria vendosi të kryejë autopsinë.
Advertisements
Funerali i të riut u zhvillua dje dhe në ceremoni morrën pjesë qindra qytetarë, të cilët i shprehën ngushëllimet prindërve të të riut.
Mediat italiane shkruajnë se Tomas Hoti, me origjinë nga Shqipëria, por rezident në Molise, kishte frekuentuar institutin teknik ‘Mattei’ në Isernia. Ai i donte makinat dhe qentë. Shumë aktiv në rrjetet sociale, teksa postonte shumë fotografi në Facebook.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!