I dha hero inë policit, kush është këshilltari bashkiak që e kap dekri minalizimi

Prokuroria e Përgjithshme i ka kërkuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që t’i heqë mandatin këshilltarit bashkiak të Kamzës, Mirush Dema.

Advertisements

Pas një verifikimi të thelluar të 28-vjeçarit, prokurori i Prokurorisë së Përgjithshme, Adnan Xholi, ka dalë në përfundimin se subjekti në fjalë është në kushtet e ndalimit të ushtrimit të funksionit si anëtar i Këshillit Bashkiak në Kamzë.

Nga verifikimet e kryera, Dema rezulton se është dë nuar në Zvicër, pasi i ka dhënë disa doza her oinë një punonjësi policie atje. Në Zvicër, Dema është dën uar me gjeneralitetet Mirush Troca.

Advertisements

Por në formularin e vetëdeklarimit, ai ka sqaruar se më herët ka mbajtur mbiemrin Troca dhe më pas e ka kthyer në Dema, pasi është martuar. “Interpol Bern/ Zvicër ka njoftuar se shtetasi Mirush Troci, i pajisur me pasaportë shqiptare e vlefshme deri më 24.04.2021, është ndaluar për herë të parë nga autoritetet zvicerane në datën 27.11.2014, ku ka rezultuar se nuk ishte pajisur me leje qëndrimi zvicerane.

Ndërkohë, në datën 3.12.2014, ai është arrestuar në Gjenevë, Zvicër, pasi i kishte ofruar një punonjësi policie 4 qese me he roinë. Në lidhje me këtë çështje, ai është proceduar penalisht, si dhe është dën uar me 60 ditë gjobë”, thuhet në dokumentin e Prokurorisë së Përgjithshme, që i është dërguar KQZsë. Po në Gjenevë, Dema është dë nuar dhe për dhu nim banese, pasi ka hyrë pa leje në një bodrum. Ndërkohë më herët, këshilltari bashkiak i Kamzës është kapur dhe dëb uar nga Suedia.

Të mërkurën pritet që të mblidhet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ku sipas burimeve të gazetës “Panorama”, pritet që t’ia heqin mandatin Mirush Demës. Javën e kaluar, Prokuroria e Përgjithshme kërkoi informacion në rrugë zyrtare nga KQZ-ja për kryetarin e Bashkisë së Librazhdit.

Sakaq, deri më tani, pas denoncimeve të Partisë Demokratike, dy kryebashkiakë të dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit kanë rezultuar të prekur nga ligji i dekr iminalizimit. I pari ishte kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Valdrin Pjetri, i cili nuk arriti të betohej para Këshillit Bashkiak, pasi Prokuroria e Përgjithshme verifikoi se ishte dënuar rreth 20 vite më parë në Itali.

Më pas, edhe Agim Kajmaku i Vorës u shkarkua, pasi nuk kishte deklaruar një d ënim në shtetin fqinj në Greqi. Aktualisht nuk dihet se çfarë do të bëhet me kryebashkiakun Mark Babani të Vaut të Dejës dhe me Qerim Ismailajn të Mallakastrës. Ata janë denoncuar nga Partia Demokratike se janë subjekt i ligjit të dekr iminalizimit, por deri më tani, Prokuroria e Përgjithshme nuk ka dalë me një qëndrim zyrtar në lidhje me ta.

PANORAMA

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakDetaje të reja nga dje gia per së gjalli e 13-vjeçares në Shkodër, nuk e kishte pranuar shtëpia e fëmijëve në Tiranë
Artikulli tjetërAlbin Kurti, në Tiranë. Vizita e parë si kryeministër, ja si pritet nga Rama