Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen Liria në Shkodr, ku si pasojë e zjarrit që ka rënë në çadrat e komunitetit rom,ka humbur jetën një 13-vjeçare.
Advertisements
Burime bëjnë me dije se ka humbur jetën Gj.D , 13 vjece.
Mendohet se zjarri në barakën ku jetonte e mitura së bashku me familjen e saj, ka rënë si pasojë e pakujdesisë, ndërkohë që ka qenë i pamundur shpëtimi i saj në kohë.
Advertisements
Mësohet se e mi tura kishte pasur problem mendore, dhe i ishte refuzuar mbajtja në jetimore. Banorët shprehen se familja e kishte të pamundur që të kujdesej për të, ndërsa si pasojë e zjarrit janë dj egur dhe tre baraka të tjera, duke lënë pa çati mbi kokë shumë anëtarë të familjeve.
Gazetarja e Fax News Emi Kalaja shprehet se komuniteti rom në Shkodër prej vitesh është lënë në harresë, ndërsa këto baraka i kanë ngritur prej vitesh, sa kohë që nuk iu është dhënë një alternativë e dytë.
“I vëllai ishte përjashta tu pi kafe, ajo ka qenë në gjumë, ne kena pasur do probleme me punën e fëmijës, e kemi çuar në shtëpinë e fëmijës, dhe nuk na janë përgjigjur. Ka pasur probleme me njërin prej veshëve, dhe për këtë nuk e kanë marrë përsipër”, tregon një prej të afërmve të vi ktimës.
Njoftimi i policisë:
Më datë 11.02.2020, rreth orës 07:10, në lagjen “Salo Halili”, Shkodër, ka rënë zjarr në barakat e komunitetit rom dhe si pasojë ka gjetur vd ekjen shtetasja e mit ur S. D., 13 vjeçe.
Shërbimet e zjarrfikëses dhe shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit.
Në vendngjarje po kryhen veprimet nga grupi hetimor, për sqarimin e rrethanave të rënies së zjarrit.
Gepostet von Fax Web am Montag, 10. Februar 2020
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!