Stuhia Ciara shkakton kaos, vikt ima dhe të lënduar. Ja ç’ka ndodhur në Britani

Pamje apokaliptike ato qe ka lene pas stuhia Ciara ne Britani.

Advertisements

Stuhia shkaktoi kao s në disa shtete të Evropës, me erëra deri në 180 kilometra në orë dhe shira të rr ëmbyeshëm.

Stuhia zbarkoi fillimisht të dielën në Britani, për të vazhduar më pas në pjesë të tjera të kontinentit.

Advertisements

Në Britani, një person humbi jetën, transporti rrugor u çrregullua tërësisht, ndërsa fluturimet dhe shërbimet e trenave u vonuan dhe u anuluan.

“Ciara po dobësohet, por kjo nuk do të thotë se po hymë në një periudhë më të qetë të motit”, tha Alex Burkill, nga Zyra Meteorologjike e Britanisë.

Në jug të Suedisë, autoritetet raportuan të hënën për një person të vde kur dhe një tjetër të zhd ukur, si pasojë e përmbytjes së anijes së tyre. Tre persona u pl agosën rëndë në Gjermani, pasi u godi tën nga drunjtë.

Në disa pjesë të Francës veriore, autoritetet ngritën alarmin e portokalltë, duke i paralajmëruar qytetarët për kushte të këqija të motit, që mund të kenë ndikim të keq te ta.

Stuhia shkaktoi anulimin e 240 fluturimeve të dielën në Aeroportin e Shipolit në Amsterdam, ndërsa po aq u anuluan edhe të hënën.

Një person është pl agosur nga një dru edhe në Republikën Çeke, ku stuhia ka lënë rreth 100,000 shtëpi pa energji elektrike. Nga stuhia u go ditën edhe Belgjika dhe Luksemburgu.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakErzen Breçani: Si më raportoi tek amerikanët për to rturë ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjoni
Artikulli tjetërKultivimi i fasuleve/ Habisin shqiptarët, ja sa mbjellin krahasuar me rajonin