Arre stimi i Vladimir Gjutës tek selia e PS-së/ Arjan Çani ngre dyshimet e forta: Inskenim, dikush i dërgoi një mesazh

Gazetari Arjan Çani në emisionin “Open” në Top Channel, për arr estimin e Vladimir Gjutës, theksoi se ka dy teori, ose ai u gjend aty në momentin e gabuar (pranë selisë së PS-së) ose sipas tij gjithë kjo ngjarje mund të jetë një inskenim.

Advertisements

“Po spekulojmë pak. Ka dy teori. E para është se ai personi u gjend aty në momentin e gabuar. Nuk mund të bëjë dikush at entat me 120 mijë euro. Edhe teoria e dytë është, këtë e them më shaka, mund të jetë një inskenim. E shikoj të inskenuar, dikush i ka dërguar një mesazh, i ka thënë kalo aty. Kjo për të bërë show meqë jemi në këtë kuadrin e OFL-së’, tha Arian Çani.

Vladimir Gjuta u arre stua ditën e djeshme pasi po qarkullonte me një pist oletë pranë selisë së Partisë Socialiste teksa brenda zhvillohej mbledhja e Kryesisë.

Advertisements

Ai u kap pranë zonës së “Dollarit”, pasi u pikas nga Garda e Republikës. Gjuta ishte duke lëvizur i qetë në trotuar, por punonjësit e Gardës që ishin pranë PS-së për shkak se aty po zhvillohej mbledhja e Kryesisë, e kanë mbajtur në vëzhgim për shkak të së kaluarës së tij kr iminale. Në rrëfimin e tij në Polici, Gjuta tha se pist oletën e kishte marrë me vete pasi kishte vendosur që të këmbente shumën e majme të parave në lekë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakZhdukja misterioze e këngëtarit shqiptar, nëna bën thirrjen prekëse për 46-vjeçarin e bur gosur përjetë
Artikulli tjetërE rëndë! Zjarri përfshin tre baraka, digj et brenda vajza 13-vjeçare