Reshje shiu dhe dëbore, ja çfarë pritet të ndodh nga mesdita

Zonat veriore vijojnë edhe gjatë mëngjesit me reshje të pakta shiu e dëbore, ndërsa qendra dhe jugu paraqiten në ndikimin e motit të kthjellët.

Advertisements

Por duke filluar nga mesdita dhe në vijim vranësira largohen nga i gjithë territori shqiptar duke bërë që kthjellimet të jenë mbizotëruese.

Sipas MeteoAlb: Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes por rritje të ndjeshme sjellin orët e mesditës duke luhatur vlerat ditore nga -1°C në 18°C.

Advertisements

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 45-50 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim mbi 4 ballë.

Rajoni dhe Europa

Mbetet Pellgu i Mesdheut edhe nesër në ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave kalimtare. Por pjesa tjetër e kontinetit paraqitet me vranësira të dendura dhe reshje shiu e dëbore, herë pas here do ketë stuhi të forta ere.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakTallja me Xhemin dhe motrat Vjollca, Alketa s’ndalet: Ligësisë s’i hap rrugë, pastaj une nuk …
Artikulli tjetërZhdukja misterioze e këngëtarit shqiptar, nëna bën thirrjen prekëse për 46-vjeçarin e bur gosur përjetë