Tallja me Xhemin dhe motrat Vjollca, Alketa s’ndalet: Ligësisë s’i hap rrugë, pastaj une nuk …

Alketa Vejsiu ka folur sërish për debatin virtual përmes rrjeteve sociale mes revistës “Class”, të drejtuar prej saj, dhe moderatoreve Xhemi Shehu dhe Marina Vjollca, pas kritikave të tyre në përfundim të Festivalit të Këngës në RTSH.

Advertisements

Gjatë bisedës në “Opinion”, Vejsiu tha se ligësisë zgjedh që të mos i hapë rrugë, duke shtuar se në fakt, postimet me natyrë bullizuese ndaj Xhemi Shehut dhe Vjollcës janë bërë prej gazetareve të saj, që siç tha edhe vetë, donin “liri”.

“Në këtë vend nuk mund të push katohesh, nuk mund të fusim ingranazhet e të keqes. Duhet të ketë kritikë, kishte të drejtë ky analisti, kishte të drejtë Dalina Buzi, Blendi Fevziu, por kur ka ligësi, nuk i hap rrugë. Unë nuk ia kam kthyer në të njëjtën mënyrë. Unë kam gazetarë në redaksi, më kërkuan të ishin të lirë.

Advertisements

Askush se mendoi njeri e bull izuam apo jo Alketën, të gjithë këtu i ndjekin rrjetet sociale. Nuk merrem dot me ata që më su lmojnë. Dua të them fjalën e kësaj historie. Unë kam energji dhe kam mendim të shëndetshëm. Kam limite morale, unë jam në këtë treg me gjërat e mira. Unë i mbështes vajzat, nuk i kam intimiduar, punoj shumë për ëndrrat, punoj dhe lëviz, duhet ta gjej të tretën, do pres. E gjeta, e treta, mësoj shumë, studioj shumë. Ligësia është problemi i atij që e ka.”-tha Vejsiu.

Pas përfundimit të Festivalit të Këngës, Alketa Vejsiu u vu në qendër të polemikave për shkak të monologjeve të gjata dhe fustaneve të shumtë që ndërroi në tri netët e garës. Moderatorja Xhemi Shehu bëri një video-humoristike në Instagram e shoqëruar nga Salsano Rrapi, ndërsa Marina Vjollca e përmendi shkarazi Alketën tek Klanifornia. Këto dy sjellje nuk i pëlqyen Vejsiut, që disa ditë më pas, u panë të postoheshin në Instagramin e Class, dy postime me natyrë tallëse dhe fyese. I pari, për Xhemi Shehun, e quante moderatoren “gagaçe”, ndërsa tjetri, një foto-lajm në Instagram ku në foto ishin dy motrat Vjollca në Dubai, ndërkohë që krahas fotos flitej për fenomenin e vajzave eskorta.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakAlbin Kurti për herë të parë në Shqipëri si kryeministër, takon Ramën, nuk e harron as …
Artikulli tjetërReshje shiu dhe dëbore, ja çfarë pritet të ndodh nga mesdita