Dy vëllezër prej 23 vitesh janë në konflikt midis tyre, për shkak të një shtëpie.
Advertisements
Llazari ka thirrur në rubrikën “Shihemi në gjyq” në Tv Klan, vëllain e tij, pasi ky i fundit sipas tij e ka mashtruar. Bëhet fjalë për një problematikë të gjatë në kohë dhe mjaft të ndërlikuar.
Debati mes tyre është mjaft i ashpër në studio dhe drejtuesi i programit, Ardit Gjebrea, ndërhyn për të sqaruar edhe për publikun të vërtetën rreth shtëpisë dhe parave që Llazari kërkon nga vëllai i tij.
Advertisements
Pren pranon se ka marrë dy herë para për shtëpinë e tij në fshat, një herë nga djali i vëllait në Greqi dhe herën e dytë nga komshiu.
Pren i kishte premtuar vëllait se do i jepte shtëpinë, i merr djalit të tij lekët, por më pas shtëpinë ja jep komshiut.
Ardit Gjebrea: Pren bëhet fjalë për një shtëpi apo për 10 shtëpi?
Pren: Për 1 shtëpi!
Ardit Gjebrea: Por këtë shtëpi, në fillim ja premtove një komshiu që e kishe afër, pastaj ja premtove vëllait?
Pren: Ai komshiu u tërhoq!
Ardit Gjebrea: U tërhoq komshiu. Tani vëllait ja premtove?
Pren: Unë këtij i thashë hajde rri tek shtëpia ime, 2-3 muaj, pastaj shohim e bëjmë se unë..
Ardit Gjebrea: Prit pak të lutem! Për këtë gjë, nuk i ke marrë para Llazarit, por i ke marrë djalit të Llazarit?
Pren: Djalit ja mora paratë në Greqi, ika vetë në Greqi dhe ja mora.
Ardit Gjebrea: Domethënë ja more paratë djalit të Llazarit?
Pren: Po!
Ardit Gjebrea: Prit të lutem, për këtë shtëpi ja ke marrë paratë edhe atij tjetrit?
Pren: Po atij ja kam marrë me dokument!
Ardit Gjebrea: Atij me dokument, këtij pa dokument, ç’rëndësi ka? Pra për të njëjtën shtëpi, ti ke marrë dy herë para?
Pren: Shumë pak, një lekë të vogël. Ai do të kapet tek kjo faktikisht!
Ardit Gjebrea: Si do të kapet? Po, më fal se dua të kapem unë tani! Më fal, prit pak, a i ke marrë djalit të atij para?
Pren: Po i kam marrë djalit para!
Ardit Gjebrea: Ja ke kthyer?
Pren: Jo s’ja kam kthyer!
Ardit Gjebrea: Sa i madh që je!
Pren: E kam me atë muhabetin!
Ardit Gjebrea: Djali është në Greqi dhe i ka thënë babait: ‘Baba shko ma zgjidh pak këtë problem dhe merrja lekët Prenës’. Urdhëro! Si e paske ti konfliktin me djalin, kur djali ka autorizuar babanë që të vijë dhe kërkojë lekët ty?
Pren: Është tjetër muhabet!
Llazar: Si është tjetër muhabet, unë për atë punë kam ardhur!
Pren: Të lutem!
Llazar: Muhabetin do ta ndash sot ti ore, s’ka muhabet tjetër, o do më japësh lekët!
Pren: Muhabetin e ndaj unë ore ti?
Llazar: Mos thuaj djali, djali se djali është i imi!
Pren: Djali është i joti, por djali është në moshë madhore!
Llazar: Qysh moshë madhore, është me kalamaj, është burrë!
Pren: E kam me atë!
Llazar: Çfarë ke me atë?
Pren: Ik në vendin tënd!
Zoti Pren ka një tjetër problem me shtëpinë sepse komshiu që e ka marrë, nuk i ka bërë dokumentet e shtëpisë, i shfrytëzon shtëpinë dhe tokën dhe Pren vazhdon të paguajë në komunë taksat për shtëpinë dhe tokën.
Eni Çobani: Ju në këtë moment me vendimin e Gjykatës së Apelit mund të shkoni dhe ta ekzekutoni këtë vendimmarrje dhe të merrni këtë shumë që ju pretendoni, të bëni kalimin e pronësisë për sa i përket shtëpisë, që dhe ju vetë thoni se ja keni shitur dhe me këtë shumë paraje të shlyesh Llazarin.
Në fund të seancës së ndërmjetësimit, zoti Pren pranon se më 9 Mars do t’i kthejë lekët vëllait të tij.tvklan
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!