Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, thotë se vendimi për taksën 100% do të zëvëndësohet me masën e reciprocitetit.
Advertisements
Permes nje postimi ne faqen e tij ne Facebook, ai shkruan se taksa do të hiqet sapo të vendoset masa e reciprocitetit me Serbinë.
“Tarifa 100% ndaj mallrave të Serbisë do të zëvendësohet me parimin e reciprocitetit. Tarifa 100% hiqet porsa të vendoset reciprociteti. Shumë shpejt fillojmë t’i përgatisim Doganat e Kosovës për këtë. Si Kryeministër i Republikës së Kosovës e kam shprehur vullnetin që ta heqim tarifën 100%. Pres që Serbia të deklarohet se ka vullnet për ndaljen e fushatës për çnjohjet e pavarësisë së Kosovës”, shkruan Kurti.
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!