Modelja Nertila Kapaj u shoqërua në polici pasditen e sotme bashkë me biznesmenin nga Durrësi, Dashamir Gjokën.
Advertisements
Sipas informacioneve paraprake ajo ka qenë duke udhëtuar me makinën e saj, kur është ndaluar. Por lidhja e saj me Gjokën dhe përse është shoqëruar nuk janë bërë të ditura.
Nertila Kapaj është një emër shumë i njohur për mediat. Ajo njihet shumë për lidhjen e saj me Jetnis Dollapin. Nertila njihet edhe si vajza e 500 trëndafilave, të cilat ia dhuroi i dashuri i ndjerë.
Advertisements
Disa kohë më parë në një intervistë ajo ka thënë:
Unë në jetën reale shoqërohesha nga bodyguard dhe shërbëtorë, pra, vetë jeta ime ka qenë një film.’’
Në rrjetet e saj sociale, ajo ka postuar shpesh foto, në të cilat shikohet se jeton një jetë luksi.
Kurse për meshkujt ajo është shprehur kështu:
Më pëlqejnë djemtë e këqij, në kuptimin e mirë të fjalës. Unë e dua mashkullin shumë burrëror, që sot janë të rrallë.’’
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!