Peformanca e Alketa Vejsiut në Sanremo ka ngjallur shumë debat.
Advertisements
Gazetaret Fatma Haxhialiu me Aulona Musta nuk kanë të njëjtim mendim për monologun e Alketa Vejsiut në këtë spektakël. Aulona postoi një video të Alketës në Instagram, ku në të shkoi ndër të tjera dhe moderatoja ishte e jashtëzakonshme në Sanremo. Por menjëherë reagoi Fatma ku u shpreh se nuk është emocionuar edhe aq shumë. Ajo theksoi se kur një person përfaqëson një popull, e një komb, kjo është një shenjë inferioriteti.
“Nuk ka kuptim të përfaqësohemi në 2020-n me pamjet e anijes së ’90-s. Shqiptarët në Itali kanë të tjera sfida atje, boll qamë për anijen e ’90-s, hajde bëjmë ndonjë hap përpara me ato çka duhen rregulluar urgjentisht në politikat e shëmtuara të momentit në Itali. Thuaj faleminderit personalisht dhe ji mirënjohëse jam dakord, por kur s’ja di hallet atyre shqiptarëve që janë aty, mos të bëhemi populiste palidhje, ose hajde i mendojmë çfarë do themi dhe çfarë konkretisht ndihmon të tutë, se italianët e morëm vesh që janë ylla me xixa, gjithmonë nëse flasim për përfaqësim.”, u shpreh ajo. Musta theksoi se gjithçka është çështje këndvështrimi.
Advertisements
Replikat:
Aulona Musta: Sa të këqij e të vegjël që bëhemi shpesh, sa të vështirë e kemi t’i gëzohemi suksesit dhe arritjes së tjetrit, e në mos t’i gëzohemi të paktën të mos hedhim baltë e të shëmtojmë me pahir diçka që vetëm vend për negativitet nuk ka. Alketa Vejsiu ndjej ta them publikisht që për mua dje ke qenë e jashtëzakonshme. Më ke emocionuar dhe në të njëjtën kohë me ke dhuruar pafund kënaqësi teksa të shikoja në skenë të bëje atë që di të bësh më së miri: të prezantosh si një profesioniste e vërtetë, në një gjuhë që nuk është gjuha amtare, në një skenë që vetëm ta shohësh nga ekrani te emocionon, e jo më të jesh në të. Unë nuk e di pse njerëzit zgjedhin me dëshirë të përqëndrohen tek gjërat negative, kur ka aq shumë gjëra të bukura tek të cilat mund të kanalizosh vëmendjen. Pse e keni kaq të thjeshtë të thoni fjalën e keqe dhe të kritikoni faktin që foli shpejt dhe shumë (kjo është veçori e Alketës që në ditën e parë kur është shfaqur në radio, e deri më sot) dhe mos të evidentoni faktin që foli aq qartë, pastër e rrjedhshëm në një gjuhë të huaj. Përse e vetmja dëshirë që keni është që të bëni komente të tipit: si iku, kush e çoi, sa lekë dha e budallallëqe të tilla në vend që t’i gëzoheni faktit që pasi për vite e vite me radhë, kemi ftuar prezantuese italiane të ‘prezantojnë’ në skenat e festivaleve tona dhe e vetmja gjë që kanë thënë ‘Faleminderit’ dhe ‘Natën e mirë’, për herë të parë një prezantuese shqiptare ngjitet në skenën më të madhe dhe të rëndësishme italiane siç është ajo e Sanremos dhe habit italianët me elokuencën dhe profesionalizmin e saj. Oh, Alketa tha që Sanremo është ëndrra e gjithë shqiptarë, ç’herezi që bëri, ç’gënjeshtër që tha. Në fakt po, është e vërtetë, për shumë e shumë vite, para demokracisë, por edhe shumë vite të tjera pas demokracisë, Sanremo, muzika e këtij festivali, artistët që ngjiteshin në atë skenë, kanë qenë ëndrra e të gjithë shqiptarëve. Më kujtohet se si në fillimet e viteve ’90, ngrirja zërin në maksimum gjatë kohës që transmetohej Sanremo dhe inçizoja këngët me kasetë, në magnetofon, që të kisha mundësi t’i dëgjoja më pas. Gjithë vitin jetoja dhe ëndërroja këngët e Sanremos. Andaj le të mos bëhemi të këqij me pahir. Le t’i japim Çezarit atë që i takon Çezarit. Le të gëzohemi një herë për suksesin e arritjen e tjetrit, pa parë çdo gjë me lupën e perfeksionit, a thua se vetë jemi perfekt në gjithçka…e nëse as kaq gjë nuk e bëjmë dot, epo le të heshtim. Nëse nuk bëhemi dot të mirë, të paktën të mos bëhemi të këqij.”
Fatma: E mirë de, dakord me këto, por me gjithë këtë pathos po ndihem keq që nuk jam emocionuar dhe unë kaq shumë.
Aulona: Sepse edhe ti bën pjesë te grupi që shikon vetëm të këqijat, pastaj kujtohesh që janë edhe të mirat.”
Fatma: Në fakt, unë hyj te pjesa që as nuk ndihem e përlotur dhe super entuziaste si shqiptare e as më hyn e as më del gjë nga xhepi, as nuk shaj e nxjerr mllef kot më kot se është budallallëk me brirë. Ëndrrat dhe ambiciet janë personale. Alketa shkëlqeu, nderoi veten, arriti ëndrrën dhe kaq, të dyja skajet pastaj më duken njëlloj palidhje. Në 2020 këto përfaqësimet e një populli e një kombi më duken Zot na ruaj, shenjë inferioriteti, nuk e di sa u përlotën këta njerëzit e shtëpisë së Georgina-s se e kishte dhe sefte në skenë e televizor. Me një llaf, bëni e ç’bëni i keni për vete, as për popullin, as për Shqipërinë. Flisni në vetë të parë dhe për veten mos merrni përsipër përfaqësinë populiste dhe shijoni çdo gjë siç ju do qejfi, pa u marrë me llogjet e atyre që do kenë gjithmonë ndonjë gjë për të thënë. Këta nuk i ndalon dot, kështu që tymi drejt dhe shnet.”
Aulona: Në teori, në praktik është komplet tjetër gjë. Georgina është argjentinase dhe mbase familja e saj dhe as vetë ajo nuk e kanë idenë se çfarë është Sanremo. Georgina u gjen në atë skenë rastësisht dhe qartazi u dik që s’e kishte ndonjë ëndërr ose ambicie, sepse minimumi do ishte përpjekur të lexonte siç duhet emrat e këngëtarëve që prezantonte. Padyshim që Alketa realizoi ëndrrën e vet dhe përfaqësoi veten e saj, por në raste të tilla individin ti nuk e shkëput dot nga historia që mbart dhe në këtë rast do apo s’do ti, Alketa ishte dhe përfaqësuese e Shqipërisë. Edhe kur Ermal Meta u ngjit në atë skenë, e atashuam me vendlindjen e tij. Edhe kur vite më parë u ngjit Elsa Lila, bërtitëm me të madhe që është shqiptare. Edhe kur fitoi Elhaida Dani, bëmë po njësoj. Misioni i artit, artistëve, sportistëve, profesionistëve të cilësdo fushe është edhe ky: të përfaqësojë vendin e tyre. Ndryshe J.Lo nuk do dilte me një flamur Porto Rikan në performancën e saj, se ajo këndoi dhe nderoi veten, ç’rëndësi ka se nga vjen. Sa për pjesën e përlotjes, nuk e di ku e lexove të jetë shkruar. Sa për emoionin, po, emocionohem sa herë që një shqiptar arrin të ketë sukses jashtë kufijve. Dhe për mua prezenca e Alketës dje në atë skenë ishte sukses për të si individe dhe emocion për mua si person dhe si shqiptare.”
Fatma: Në fakt, J.Lo bëri atë që s’ka pas b*thë asnjë artist shqiptar deri më tani. J.Lo nuk i tha ‘Faleminderit USA’ edhe pse u bë kjo që është, nuk i tha shyqyr erdha tek ty dhe më bëre, përkundrazi i përplasi hundëve Trump-it dhe gjithë politikës atje prejardhjen e saj, foli për ata njerëz që mbahen nëpër kafaze në kufi (madje të vizualizuar me fëmijët pas hekurave), doli dhe shpalosi gjithë kulturën e një populli që nga gjuha, kërcimet, kultura (Shakira dhe gjesti i gjuhës) dhe të tjera simbole të studiuara deri në detaje si revoltë kundër politikave aq shumë të përfolura të politikës atje. Ishtin të parat artiste latine në halftime show Super Bowl dhe bënë detyrën, folën për gjërat që nuk kanë, pa thënë faleminderit për gjërat që tashmë i kanë. Aty në shtëpinë e vet, i treguan vendin Trump-it dhe të tjerëve si ai. Kjo është diferenca kur përfaqëson popullin. Nuk ka lidhje po ta përsëris me Alketën, sepse Alketa dhe asnjë tjetër, nuk ka pse të përfaqësojë askënd, nëse nuk do, por nëse doni ta shikojmë si përfaqësim, unë nuk e ndjeva këtë përfaqësim, aq më tepër tanimë që Italia nuk është ëndërr apo toka e premtuar për ne, që ka vdekur nostalgjia për Mediaset dhe Rai se kemi Netflix, kur brezi i 20-vjeçarëve nuk e ka më gjuhë të dytë italishten, as nuk e njohin, kur kemi arritur standardin të bëjmë shopping në Milano dhe pushime në Romë dhe nuk jemi vetëm ata që ikin me skafe në Itali. Nuk ka kuptim të përfaqësohemi në 2020-n me pamjet e anijes së ’90-s. Shqiptarët në Itali kanë të tjera sfida atje, boll qamë për anijen e ’90-s, hajde bëjmë ndonjë hap përpara me ato çka duhen rregulluar urgjentisht në politikat e shëmtuara të momentit në Itali. Thuaj faleminderit personalisht dhe ji mirënjohëse jam dakord, por kur s’ja di hallet atyre shqiptarëve që janë aty, mos të bëhemi populiste palidhje, ose hajde i mendojmë çfarë do themi dhe çfarë konkretisht ndihmon të tutë, se italianët e morëm vesh që janë ylla me xixa, gjithmonë nëse flasim për përfaqësim.”
Aulona: Padyshim gjithçka është çështje këndvështrimi, dikush falenderimin dhe vlerësimin ndaj një populli e shikon si shenjë inferioriteti…dikush tjetër falenderimin dhe vlerësimin, pavarësisht viteve që kalojnë e shikon si mirënjohje dhe diçka që nuk duhet harruar. Është pikërisht ky thelbi i asaj që kam shkruar edhe në mbishkrim: varet si je i prirur t’i shohësh gjërat dhe ku do të përqëndrohesh, tek anët negative apo ato pozitive…”
Fatma: Të jesh asnjanës dhe i paprekur nuk më duket negativitet, thjesht objektivizëm.”
Alketa Vejsiu prezanoi krah Amadeus në natën e tretë të këtij festivali, ku bashkëprezantues ishin edhe Roberto Benigni me Georgina Rodriguez, partnerja e futbollistit Cristiano Ronaldo. Prezantuesja Alketa Vejsiu, ka qenë në qendër të lajmeve për festivalin e RTSH 2019, për shkak të fustaneve që ndërroi dhe për faktin që këndoi disa herë gjatë prezantimit, por po bën edhe xhiron e mediave italiane pas spektaklit ‘Sanremo’.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!