“Kur po vjen me më pa?!”, Aurela Gaçe zbulon telefonaten e fundit me Nexhmije Pagarushën

Ditën e djeshme ndërroi jetë ikona e muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarusha.

Advertisements

Ky lajm i hidhëroi të gjithë ndjekësit e muzikës së artistes, ndër vite, të cilët zgjodhën t’i dedikonin fjalë nga më të ndjerat.

Kështu ka ndodhur dhe me postimin e fundit të këngëtares, Aurela Gaçe e cila ka kujtuar disa detaje nga telefonata e fundit me të ndjerën.

Advertisements

“Këto foto u bënë në Prishtinë, në shtëpinë tënde. Sa herë kisha mundësi të udhëtoja, patjetër do të vija të të vizitoja. Telefonata e fundit ishte para pak kohësh, e pyetja jote ishte: ‘Kur po vjen me më pa?’. ‘Sapo të kem mundësinë’, t’u përgjigja. Megjithëse nuk erdha dot.

Ti e dije dashurinë e madhe që kisha për ty. Sa mirë që e pata mundësinë të ta tregoj këtë, sa ishe këtu, mes nesh. Pate mundësinë të marrësh dashurinë e respektin jo vetëm të brezave të rinj në skenë, por e një kombi të tërë. Lum zemra jote me sa shumë dashuri u mbush. Lum ne, që morëm nga ti. Foton e parë nuk e kisha publikuar asnjëherë, sepse nuk di pse më sillte trishtim, paçka se aty jemi të buzëqeshura.

Dora jote, duke përshëndetur, me dukej sikur thoshte lamtumirë. Secili do të largohet nga kjo jetë, por lum kush mundi të japë e të marrë dashuri. E ti, na dhe kaq shumë. Faleminderit mbretëresha e muzikës sonë”, ka shkruar Gace krah fotove në postimin e fundit në ‘Instagram’.

View this post on Instagram

Keto foto u bene ne Prishtine, ne shtepine tende. Sa here kisha mundesi te udhetoja ,patjeter do te vija te te vizitoja . Telefononata e fundit ishte para pak kohësh , e Pyetja jote ishte-Kur po vjen me më pa? Sapo te kem mundesine -t'u pergjigja. Megjithëse nuk erdha dot , ti e dije dashurinë e madhe qe kisha për ty. Sa mirë qe pata mundesine të ta tregoj kete ,sa ishe ketu ,mes nesh. Pate mundesinë të marrësh dashurine e repsektin jo vetem te brezave te rinj ne skene, por e një kombi te tërë. Lum zemra jote me sa shume dashuri u mbush. Lum ne, qe morem nga ti. Foton e pare, nuk e kisha publikuar asnjehere, sepse nuk di pse me sillte trishtim, packa se aty jemi te buzeqeshura. Dora jote ,duke pëshëndetur,më dukej sikur thoshte Lamtumirë, Secili do te largohet nga kjo jete, por lum kush mundi te jape e te marre dashuri. E ti ,na dhe kaq shume ! Faleminderit mbreteresha e muzikes tone . NEXHMIJE PAGARUSHA❤ , PUSHOFSH NE PAQE 🙏

A post shared by membaj#newsong (@aurelagaceofficial) on

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakPolicia i çon letrat për dë bim, zhduket vajza shqiptare. Rasti më i famshëm i azilit në Austri, ja kronologjia
Artikulli tjetërHabit sipërmarrësja shqiptare, Silva Baltadori: Kur kam konflikt me partnerin, marr në telefon ish-burrin (Video)