jë ngjarje jo shumë e zakontë ka ndodhur në Britaninë e Madhe ku dy të rinj të cilët kishin hyrë ilegalisht në territorin e Mbretërisë së Bashkuar, u është shtyrë seanca gjyqësore për shkak se në gjykatë nuk ka pasur përkthyes shqip.
Advertisements
Mësohet se dy shqiptarët V.Tafhasaj dhe F.Cenaj, nuk dinin asnjë fjalë anglisht dhe të gjendur në këtë situatë gjykatësit kanë përdorur “Google Translate” për t’ua komunikuar se seanca ndaj tyre është shtyrë për shkak se nuk kishin përkthyes.
Fillimisht është përdorur një përkthyes italian, i cili ka komunikuar me një prej të rinjve që ishte njohës i kësaj gjuhe. Ky i fundit i përkthente në shqip shokut të tij se çfarë diskutohej në sallë, por as kjo zgjidhje nuk ka rezultuar e suksesshme pasi bie ndesh me protokollin gjyqësor, duke qenë se masa nuk mund t’i komunikohet të akuzuarit nga i një akuzuar dhe se gjuha amtare e tyre është shqipja dhe jo italishtja.
Advertisements
Kështu e vetmja mënyrë për të komunikuar me ta ishte “Google Translate”.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!