Tirana mposhti me rezultatin 1-0 Vllazninë ditën e sotme, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi”.
Advertisements
Ishte Kobinah që i dha fitoren bardhebluve, teksa realizoi një gol shumë të bukur në minutën e 86’. Më shumë se meritë e Kobinah, ishte gafë e portierit të Vllaznisë, Alen Sherri.
Ky i fundit u kap i pa përgatitur në momentin e gjuajtjes së Kobinah, me topin që i kaloi poshtë trupit të tij. Sigurisht kjo gafë e tij i kushtoi rëndë ekipit shkodran, i cili u shfaq shumë i mërzitur për këtë. sherri
Advertisements
Pas përfundimit të ndeshjes, Sherri ka shp ërthyer në lot, për shkak se nuk e ndihmoi dot ekipin e tij të marrë pikë.
Për ta qetësuar portierin e shkodranëve ka shkuar edhe mbrojtësi i Tiranës, Gentjan Muça. Një shenjë Fair Play mes dy rivalëve qe edhe pse kundërshtar në lojë, respekti për sakrificën e kolegut dhe për pikëllimin e tij nuk mungon.PANORAMASPORT.AL
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!