Në mbledhjen e komisionit të ligjeve ku ka pasur diskutime mbi ndryshimet që janë bërë në statusin e gjyqtarit, ish-ministri i brendshëm Fatmir Xhafaj ka folur për paketën Anti-KÇK për të cilën thotë se qëllimi nuk është efektiv.
Advertisements
Xhafaj është shprehur se ndihet i keqardhur që këtë debat po e udhëheq më shumë kryeministri në vend që të flasin organet e reja të sistemit të drejtësisë KLGJ e KLP, të cilat sipas Xhafës duhet të dëgjoheshin më fort.
“Pse qeveria nuk e bëri vetë këtë nismë? Qëllimi nuk është efektiv. Qasja jonë nuk është vetem politike, por edhe Kushtetuese. Kemi organet e reja të sistemit. Nuk mund të flasim si dje. Sot kemi KLGJ, KLP dhe ILD.
Advertisements
Jam i keqardhur që me këtë debat të fortë publik të udhëhequr nga kryeministri, KLGJ e KLP flasin më pak, ata duhet të ishin institucionet të cilat duhet të dëgjoheshin më fort”, ka thënë Xhafaj.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!