Kryeministri Edi Rama prej ditës së djeshme ka nisur një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku është pritur në një takim dhe nga Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo.
Advertisements
Ajo që bie në sy në këtë takim, është që temat e diskutimit që thotë Rama, janë të ndryshme nga ato që deklaron DASH në një deklaratë zyrtare.
Sipas Ramës me Pompeon kishte folur për rindërtimin dhe për paketën ANTIKÇK, ndërkohë që zyra e DASH, nuk e konfirmon një gjë të tillë, duke thënë se takimi mes tyre është fokusuar kryesisht te sfidat e Shqipërisë si kryesuese e OSBE-së.
Advertisements
Çfarë dekaronte Rama për takimin: Në zyrën e Sekretarit të Shtetit, Mike Pompeo, për Rindërtimin, paketën AntiKÇK, Shengenin Rajonal dhe dialogun Kosovë – Serbi, si edhe sfidat e përbashkëta të aleancës sonë strategjike, ku Shqipëria mbetet besnikërisht e lidhur me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Si e zbardhi DASH takimin: Sekretari Pompeo dhe Kryeministri Rama diskutuan mbi përparësitë e përbashkëta gjatë kryesimit nga Shqipëria të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë.
Sekretari Pompeo theksoi mbështetjen e fortë të Shteteve të Bashkuara ndaj përpjekjeve të Shqipërisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian dhe përpjekjeve të tanishme për reformën në drejtësi dhe atë zgjedhore.
Sekretari Pompeo gjithashtu përgëzoi Kryeministrin për angazhimin e palëkundur të qeverisë së tij për kontributin në aleancën e NATO-s, për kundërvënien ndaj veprimtarive keqdashëse të Iranit dhe për rolin udhëheqës në rajonal në mbrojtje të rrjeteve të komunikimit 5G.
Nuk është hera e parë në fakt që Rama përpiqet që të përligjë çështje të nxehta në Shqipëri, siç është në këtë rast paketa AntiKÇK, me mbështetjen që sipas tij aim err në arenën ndërkombëtare.
Pavarësisht se Rama shprehet se aktin normative për sekuestrimin e pasurive të botës së krimit e ka konsultuar me SHBA-të dhe BE-të, këto të fundit thanë se nuk ishin njohur me draftin, pavarësisht se e përshëndesnin aksionin.
Të njëjtin qendrim mbajti kreu i qeverisë dhe për paketën Antishpifje që kaloi në Kuvend, me të meta shumë të forta që cënonin lirinë e medias, duke u justifikuar se e kishte konsultuar dhe me OSBE-në, që në fakt nuk ishte dakord për shumë nga pikat e miratuara.
Tashmë për këtë paketë do të pritet një opinion nga Komisioni i Venecias, pasi gjatë kohës që u kthye me dekret nga presidenti në Kuvend, ishte pikërisht Këshilli i Europës dhe OSBE që kërkuan të merrej një mendim më i specializuar ekspertësh.faxweb
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!