Ndodh edhe në spektaklet e mëdha, edhe në koncertet e mëdha, edhe në kompeticione të këtij lloji.
Advertisements
Gjithmonë moderatoret duhet të zbresin me shumë kujdes, kur kanë shkallë para skenës, sepse takat janë të pabesa. Shpeshherë…
Kështu i ndodhi sonte Sabrina Salerno-s, sapo nisi të zbriste shkallët për të mbërritur në skenë. Kur Amadeus prezantoi partneren e tij të radhës, showgirl dhe aktoren e njohur që do të qëndrojë në krah të tij gjatë gjithë mbrëmjes, publiku e priti me ovacione.
Advertisements
Por e mësuar me skenën, Sabrina e kuptoi shpejt që nëse nuk tregohej e kujdesshme, taka e këpucës mund ta rrëzonte. Amadeus e kapi shpejt situatën nisur edhe nga ndalesa e saj e shpejtë dhe i shkoi në ndihmë. E gjithë situata kaloi me humor dhe e tillë u përcoll edhe te publiku.
Sabrina Salerno kthehet në skenën e Sanremos për të dytën herë pas 29 vjetësh.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!