I dërguari i Trump, Grenell: Kosova të heqë menjëherë tarifat ndaj mallrave serbe, ja ç’thotë për njohjen e Kosovës nga Serbia

Ambasadori Richard Grenell, i dërguar i presidentit Donald Trump për bisedimet Kosovë – Serbi, i bëri thirrje të martën qeverisë së Kosovës që të heqë tarifat ndaj mallrave serbe .

Advertisements

Grenell, është shprehur se Shtetet e Bashkuara presin që “tarifat të hiqen menjëherë”.

“Ne ua kemi bërë të qartë të gjithë udhëheqësve të partive në Kosovë që heqja e tarifave ishte në interesin më të mirë të Kosovës dhe ekonomisë së saj si dhe synimeve për të tërhequr biznese të reja. Dhe udhëheqësit e partive janë pajtuar”, tha ai në një deklaratë dërguar nëpërmjet postës elektronike për agjencinë e lajmeve Associated Press.

Advertisements

Ambasadori Grenell muajin e kaluar ndërmjetësoi një marrëveshje për vendosjen e linjes ajrore ndërmjet të dyja vendeve pas 21 vjetësh dhe hapi diskutimet për rihapjen e linjës hekurudhore ndëmrjet tyre.

“Ne po shënojmë përparim historik,” tha ambasadori Grenell. “Ka shumë të reja që do të publikohen së shpejti sepse të dy palët duan të ecin përpara. Këto lëvizje do të krijojnë një jetë më të mirë për njerëzit e rajonit”, tha ai.

Ditë më parë gjatë një vizitë në rajon, i dërguari amerikan për bisedimet Kosovë-Serbi tha se “Kosova duhet të heqë tarifat ndërsa Serbia duhet t’i jap fund fushatës për tërheqjen e njohjeve të pavarësisë së Kosovës”.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakPasi zhduku kujtimet 4-vjeçare me Alban Hoxhën, Çiljeta Xhilaga del me postimin që i habiti të gjithë
Artikulli tjetërE frikshme, shkon në 492 numri i vik timave nga koronavirusi. Mbi 25 mijë të prekur në botë