“Do jetë film, jo këngë”, Stresi habit fansat dhe tregon per bashkëpunimin me vogëlushin nga Thumana

Reperi, Arkimed Lushaj ka rrëfyer për projektin e tij të radhës, i cili do të jetë një dedikim për të prekurit nga tërmeti, konkretisht për vogëlushin e shumëpërfolur Alesion, nga Thumana.

Advertisements

Ai humbi një pjesë të familjes nga tërmeti i tme rrshëm i datës 26 nëntor.

Pas tragj edisë, Stresi ka vendosur ta mbajë afër vogëlushin e prekur, duke i qëndruar pranë dhe duke e konsideruar si vëllain e vogël.

Advertisements

Por, edhe Alesio shprehu gjatë emisionit “Ftesë në 5”, se ka një lidhje të veçantë me reperin dhe do të bëhet si ai në të ardhmen, një reper.

“Unë do bëhem si Stresi,”- u shpreh Alesio gjatë emisionit.

Më tej këngëtari ka treguar detaje nga projekti i radhës, ku Alesio do të jetë ‘aktori’ kryesor i një kënge që do të jetë si film.

“Alesio i këndon këngët. Unë kam vendosur të bëj një këngë për rastin. Do kem Alesion në çdo sekuencë timen. Do të jetë një film jo një këngë. Do flasim për tërmetin për momentet që përjetuam. Alesion do e kem kudo, në të gjitha xhirimet,”- është shprehur Stresi.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakShkëmbim zjarri me policinë/ Tre makina aksi dentohen në Elbasan, dalin emrat e 5 të pla gosurve. Ja detajet e para
Artikulli tjetërOFL godet Lul Berishën: Ka 48 orë të provojë burimin e pasurisë