Shemsi Prençi ka deklaruar në emisionin “360gradë” në RTV Ora, se ministri Sandër Lleshaj duhet të dalë publikisht dhe të thotë se kush e v rau Kastriot Reçin në Rrëshen.
Advertisements
Këtë deklaratë ai e bëri, pasi u shpreh se bashkëshortja e ministrit të Brendshëm, është kushërira të ndjerit, e ish-drejtorit të OSHEE, Saimir Jakut. Sipas tij ky i fundit ka qenë në konflikt me Reçët. Premçi shtoi më tej se ministri duhet të dalë dhe të thotë ato që i ka thënë familja Reçi për këtë ngjarje.
“Duhet ta pyesim publikisht ministrin Lleshaj kush fshihet pas konfliktit që ka pasur kushëriri i nuses, i bashkëshortes së ministrit. Të dalë t’ia thotë publikut ose të zbulojë kush e ka bërë v rasjen. Bashkëshortja e ministrit të Brendshëm është kushërira të ndjerit, e ish-drejtorit të OSHEE, që ka qenë në konflikt me Reçët. Ta zbulojë vr asjen zoti ministër, ose të dalë publikisht. Atëherë do të jetë i besueshëm ministri për udhëheqjen e anti-KÇK, ose është pjesë e saj. Të thotë se çfarë i kanë thënë Reçët ministrit nëse ai nuk del dhe ta thotë nuk duhet ta marrë përsipër anti-KÇK-në”, u shpreh ai.
Advertisements
Ekz ekutimi i tipit ma fioz ndodhi pak muaj më parë në qendër të qytetit të Rrëshenit, ku v ra biznesmeni Kastriot Reçi. Ngjarja tronditi qytetarët, pasi ndodhi shumë pranë komisariatit të policisë në këtë qytet. Pistat, ku po hetohet janë dy. E para, ajo e ha kmarrjes për shkak të një vr asjeje të vitit 2016, ku u v ra ish-drejtori i OSHEE-së dhe e dyta, ajo e prishjes së pazareve të dr ogës. Kastriot Reçi, biznesmeni që u ekze kutua dyshohet se ka qenë autori i v rasjes së ish-drejtorit të OSHEE-së, Saimir Jakut.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!