Bashkëshortja e Altin Hajrit ka treguar në Polici se bashkëshorti i saj Altini, i shpallur në kërkim për pen gmarrjen dhe vr asjen e Jak Prengës, sapo ishte kthyer nga Holanda.
Advertisements
Gazetari Elton Qyno bën me dije se e reja me iniciale V.H, ka treguar para oficerëve të policisë se bashkëshorti ka qenë në bu rg në Holandë, dhe pasi është liruar ka ardhur në Shqipëri një ditë para ndërrimit të viteve. Ndërkohë që Hajri deklaroi në seancën gjyqësore se jetonte si emigrant në Itali dhe se prej pak kohësh ishte në atdhe.
V.H., ka treguar se nuk ka asnjë dijeni se cili është personi përgjegjës që merret me pronat pasi ato i përkasin të gjithë familjes dhe jo vetëm bashkëshortit të saj. Ndërkohë që bashkëshorti i saj ndodhet në gjyq ajo bën me dije se akualisht po kujdeset për rritjen e tyre duke sqaruar se edhe nuk kishte shumë informacion se me çfarë merrej bashkëshorti i saj.
Advertisements
Dosja.al zbuloi të dhëna ekskluzive edhe për 4 urdhëruesit që Prokuroria e Kr imeve të Rënda, ka dyshimet kryesore se janë ata porositësit e pen gmarrjes dhe vr asjes së Jak Prengës. Ata janë të skeduar prej vitesh për aktivitetin e tyre në vendet e Bashkimit Evropian dhe kok ainës në Ekuador. Ata janë: Gentian Doçi, Dritan Gramoz Rexhepi, Gentian Bleta dhe Korado Doda.
Gramoz Dritan Rexhepi dhe aku zohet se është personi kyç që urdhëroi rrë mbimin e Jak Prengës. Ndërsa për sa i përket Altin Hajrit, pronari i kompleksit ‘Golden’ në Shijak ku vd iq Jan Prenga, dhe grupit të tij që e rrë mbyen, mendohet se kanë ekzek utuar vetëm urdhrin nga “kokat” e b andës. Në kërkim janë edhe 4 të tjerë. Dyshohet se të përfshirë janë edhe dy banda të tjera kr iminale nga Shkodra dhe Vlora.
Sipas kqyrjes së kamerave të sigurisë, dyshohet se rrë mbyesit ta kenë nxjerrë të pajetë trupin e Jan Prengës dhe ta kenë transportuar me një furgon të bardhë, tek i cili janë parë të futen disa persona me lopata, që dyshohet ta kenë groposur. Trupi i pajetë i Prengës, ende nuk është gjetur nga policia. Mësohet se një prej të arr estuarve ka pranuar që të bashkëpunojë por ende s’ka treguar vendndodhjen e trupit.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!