Evakuohet nga Wuhan studentja Silva Doçi, ja gjendja e saj dhe si do të veprohet me te

Evakuohet studentja shqiptare e izoluar në qytetin Wuhan. Studentja Silva Doçi është evakuuar nga qyteti Wuhan ku qëndronte e izoluar në kampusin universitar të këtij qyteti që prej datës 23 janar 2020.

Advertisements

Ajo i’u nënshtrua të gjitha ekzaminimeve të nevojshme përpara se të hipte në një avion turk. Ajo u evakuua nga pala turke e cila kishte marrë një operacion për të evakuuar shtetasit e saj që ndodheshin në qytetin ku ka shpërthyer koronavirusi, ndërsa kanë zbritur në Ankara.
Studentja Doçi do tu nënshtrohet ekzaminimeve në shtetin turk ndersa do të qëndroje dhe 2 javë e izoluar para se të niset drejt Shqiperisë.

Njoftimi i MEPJ

Advertisements

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në bashkëpunim dhe komunikim të vazhdueshëm me Ambasadat shqiptare në Pekin dhe Ankara, kanë punuar intensivisht për të finalizuar me sukses largimin nga Wuhan të studentes shqiptare Silva Doçi, e cila mbeti e izoluar brenda ambienteve të kampusit universitar në këtë qytet, pas masave të marra për izolimin e tij në 23 janar 2020.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme duke e ndjekur me prioritet çështjen e studentes shqiptare, në kushtet e vështira kur askush nuk mund të hynte apo dilte në Wuhan, prej ditësh ka qenë në kontakte me palën turke, duke i paraqitur kërkesën zyrtare për të përfshirë edhe studenten shqiptare në operacionin e largimit të ndërmarrë për shtetasit turq që jetonin në Wuhan.

Në vijim të komunikimeve, pala turke u dakordësua që studentja Silva Doçi të udhëtojë në avionin ambulant turk.

Pas përfundimit të procedurave zyrtare me autoritetet kineze për lejimin e largimit të tyre nga Wuhan, avioni nga Kina u nis sot drejt aeroportit ushtarak në Ankara.

Studentja shqiptare, Silva Doçi ka kryer të gjitha testet dhe ka dalë negative për virusin nCOV, por udhëtimi i gjatë në një avion me mbi 45 persona të tjerë të evakuuar nga Wuhan, e bën të detyrueshëm qëndrimin e saj në karantinë. Çdo shtetas që del nga provinca Wuhan, është i detyruar t`i nënshtrohet një regjimi mjekësor karantine 14 ditor para se të lëvizë lirshëm.

Për këtë fazë evakuimi, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme vazhdoi kontaktet e pandërprera me Ministrinë e Jashtme turke, me qëllim vijimin e regjimit të karantinës së studentes shqiptare në Turqi.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme po ndjek dhe do të vazhdojë të ndjekë të gjithë procedurën e evakuimit të studentes shqiptare, deri në mbërritjen e saj pranë familjes në Shqipëri.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak‘I tredhur, pervers’/ Pasi njoftoi ndarjen nga Izet Haxhia, ish e dashura reagon sërish ashper
Artikulli tjetërKush është burri që q ëlloi 10 herë për vd ekje gruan e tij, prindër të dy fëmijëve(Foto)