V rau policin, djalin e tij 8 vjeç dhe i pla gosi nipin, kush është Brahimi, një nga 50 më të rrezikshmit në vend, ja cfare thote policia

Policia e Shtetit publikoi dje foton e Engjëll Brahimit, si një nga personat më të kërkuar.

Advertisements

Sipas burimeve zyrtare, Brahimi në vitin 2000 ka vr arë për ha kmarrje një polic dhe djalin e tij.

Vr asja është kryer në bashkëpunim me persona të tjerë, thotë Policia, ndërsa Brahimi është dë nuar me bu rgim të përjetshëm nga Gjykata e Shkallës së Parë në Fier. Në ngjarjen e rëndë ka mbetur i pl agosur edhe nipi i punonjësit të Policisë, i cili ishte 10 vjeç.

Advertisements

“I dënu ari me bu rg përjetë, Engjëll Brahimi: Në datën 10 gusht 2000, në vendin e quajtur ‘Pishporo’ në Fier, shtetasi Engjëll Brahimi, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka vr arë me ar më zjarri shtetasin A.B., punonjës Policie, të birin e tij 8-vjeçar, si dhe i ka pla gosur nipin 10 vjeç. Shtetasi Engjëll Brahimi është dën uar me bur gim të përjetshëm nga Gjykata e Shkallës së Parë Fier, për veprën penale ‘Vr asje me paramendim, për ha kmarrje’”, njoftoi dje Policia e Shtetit.

NISMA

Prej dy ditësh, Policia e Shtetit njoftoi se objekti i punës së njësisë më të re të njohur si Njësia e Kërkimit, do të jetë zbulimi i vendndodhjes dhe arre stimi i 50 personave më të kërkuar në Shqipëri, por edhe jashtë saj. Policia e Shtetit publikoi fotografitë dhe të dhënat e 5 personave të parë që konsiderohen si më të rrezikshmit, duke deklaruar se çdo ditë do publikojë të dhënat edhe për persona të tjerë.

“Në kuadër të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, nisur nga rrezikshmëria e theksuar e secilit prej personave, bazuar në veprën penale që ka kryer dhe në masën e dë nimit të marrë nga gjykatat, duke filluar nga masa më e rëndë, bu rgim i përjetshëm, dhe deri në 25 vjet bu rgim, është përcaktuar lista me 50 personat më të kërkuar, që do jenë objekt i punës së forcës së posaçme”, tha Policia e Shtetit.

Njësia e Kërkimit do të marrë të gjithë masat e duhura për realizimin e kërkimit të këtyre personave dhe kapjen e tyre, duke bashkëpunuar me strukturat përkatëse në Drejtoritë Vendore të Policisë, si dhe me strukturat homologe të vendeve europiane që bëjnë pjesë në rrjetin ENFAST.

TË KËRKUARIT

Pesë personat më të kërkuar, emrat e të cilëve u publikuan dje nga Policia e Shtetit, janë të dë nuar më bur gim të përjetshëm me vendim të formës së prerë. I pari është Altin Arapi, pjesë e organizatës së quajtur “Ha kmarrja për Drejtësi”.

Aktualisht 49 vjeç, vlonjati i dën uar me bu rgim të përjetshëm për vr asjen e shoferit të ish-Kryeprokurorit Theodhori Sollaku, Genci Sina, dhe disa k rime të tjera, vijon të kryesojë listën e më të kërkuarve të drejtësisë shqiptare.

Në emrat e publikuar dje nga Policia, ai ndiqet nga Dritan Syziu, gjithashtu i dë nuar me bu rg përjetë, për vr asjen e një efektivi Policie e më pas me radhë edhe 3 të tjerë të dë nuar me b urgim të përjetshëm: Eduart Kurti, Gentian Take e Gëzim Memeti.

PANORAMA

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakPesë faktorët që ndikojnë në daljen më herët të thinjave, ja si ti shmangni
Artikulli tjetërU operua në Turqi për të humbur peshë, vd es oficeri i Policisë, familjarët akuzojnë mjekët