Pesë faktorët që ndikojnë në daljen më herët të thinjave, ja si ti shmangni

Thinjat ashtu si rrudhat në lëkurë, janë zakonisht shenjat e dukshme të fillimit të plakjes tek njerëzit.

Advertisements

Por dalja e tyre, nuk përkon në të njëjtën periudhë për të gjithë. Disa nisin të thinjen rreth mesit të moshës, ndërsa të tjerët shumë më herët. Po çfarë e shkakton daljen e thinjave në moshë të hershme? Ja cilët janë 5 faktorët sipas ekspertëve:

Shmangni stresin

Advertisements

Këtë javë, shkencëtarët nga Unicversiteti i Harvardit në SHBA, treguan përmes një studimi se stresi mund të përshpejtojë daljen e hershme të thinjëve tek një njeri. Studiuesit zbuluan se stresi nxit prodhimin e një hormone, që ndikon në prodhimin e qelizave melanocite, të përfshira në prodhimin e pigmentit të ngjyrës së flokëve. Shkencëtarët shpresojnë që ky zbulim, të shtojë njohuritë mbi atë sesi varfërimi i qelizave burimore, kontribuon në plakjen në përgjithësi.

Agjentët sekretë francezë

Shkencëtarët e kanë ditur prej kohësh, se “rezervuari” i qelizave melanocite është thelbësor për prodhimin e pigmentit të ngjyrës së flokëve. Një grup shkencëtarësh francezë, kanë zhvilluar agjentë që imitojnë veprimin e një enzime në mbrojtje të qelizave. Ata janë duke punuar për komercializimin e produktit, që në rast se është i suksesshëm do të parandalonte thinjen.

Aspekti gjenetik

Thinja e parakohshme, mund të shkaktohet nga sëmu ndje autoimune si vitiligo, dhe alopecia areata. Sindromat e plakjes së parakohshme, ku shpejtohen të gjitha aspektet e plakjes, siç janë progeria Hutchinson-Gilford dhe Sindroma Verner, nxisin gjithashtu daljen e thinjave në një moshë më të hershme. Gjenet mendohet se rregullojnë daljen e thinjave, por shkencëtarët nuk i kanë identifikuar ende ato që janë përgjegjëse për këtë.

Efektet anësore pozitive

Një studim i Universitetit Autonom të Barcelonës në Spanjë, zbuloi se një efekt anësor i ilaçeve të reja të imunoterapisë, është se ato mund të ripërtërijnë pigmentin e flokëve. Nga 52 pacientë me tum or në mushkëri që u morën në studim, tek 13 prej tyre u zbulua se flokët e thinjur errësohen në ngjyrë kafe ose të zezë, si rezultat i ilaçeve.

Thinja të trashëguara?

Pirja e duhanit, mbipesha dhe një histori familjare e fillimit të hershëm të daljes së thinjave, ndihmojnë në këtë fenomen. Sipas “Journal of the American Academy of Dermatology”, më të rrezikuar nga thinjët e hershme, janë ata që kanë pasur një rast të ngjashëm me babain e tyre. CNA

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakShenjat që do kalojnë një ditë të mrekullueshme, cfarë thonë yjet
Artikulli tjetërV rau policin, djalin e tij 8 vjeç dhe i pla gosi nipin, kush është Brahimi, një nga 50 më të rrezikshmit në vend, ja cfare thote policia