Shkru mbohet magazina e biznesmenit në Elbasan(Emri)

Një magazinë me materiale tapicerie është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e djeshme në në lagjen “Shënkoll”, në Elbasan.

Advertisements

Bëhet me dije se magazina me metrazhe dhe copa të ndryshme që përdoreshin për tapiceri e cila ndodhet në pronësi të biznesmenit Leonard Mustafai është djegur plotësisht, ndërsa autorët e kësaj ngjarje ende nuk janë identifikuar.

Nga zjarri fatmirësisht nuk ka të lënduar por vetëm dëme të mëdha materiale të cilat siç raportohet paraprakisht kapin vlerën e disa mijëra eurove.

Advertisements

Zjarrëfikësja ka shkuar në vendngjarje pas raportimeve se ka rënë zjarr dhe më pas është bërë e mundur shuarja e flakëve.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të zjarrit.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakPara dy ditesh u martuan në Marok, Klea Huta bën veprimin e papritur (FOTO)
Artikulli tjetërGjeti të vde kur tre fëmijët, babai kthehet i sho kuar në shtëpi, dy shënimet që u gjetën në dhomë