Një tërmet u ndje orët e para të mëngjesit të sotëm në zonën e Durrësit.
Advertisements
Lëkundjet u regjistruan 15 km në veriperëndim të Shijakut dhe 31 km në veriperëndim të Tiranës, rreth orës 02:40.
Fillimisht u raportua se lëkundjet ishin me magnitudë 3.7, por në bazë të rikalkulimeve rezulton se fuqia e tërmetit ka qenë më e madhe.
Advertisements
Në përditësimin e fundit të tërmetit në aplikacionin EMSC thuhet se tërmeti ka qenë me magnitudë 4.4 sipas shkallës Rihter.
Lëkundjet alarmuan jo pak banorët e Durrësit dhe Tiranës, gjë e cila pasqyrohet edhe në komentet e shumta që janë bërë në aplikacionin e EMSC-së, ku numërohen më shumë se 500 të tillë.
Kjo lëkundje e fortë erdhi pas tre lëkundjeve me fuqi më të vogël, të cilat nuk e kaluan magnitudën 3.0.
Sizmologët dhe eskpertët deklaruan disa javë më parë që pasg oditjet e tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit mund të vazhdojnë për disa muaj me rradhë.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!