Sipas “Wikipedia”-s, “Forbes”, IMDb dhe burimeve të ndryshe në internet, rezulton se balerina e njohur shqiptare, Klaudia Pepa, ka një pasuri prej 78 milionë dollarë.
Advertisements
Thuhet se të ardhurat 26-vjeçares i vinë nga puna e saj si një balerinë profesioniste. “Klaudia Pepa ka lindur në Tiranë, Shqipëri më 26 tetor të vitit 1992. Është balerinë profesioniste e cila u bë e njohur në “Amici di Maria De Filippi në Canale 5. Ajo njihet gjithashtu për punën si koreografe në X Factor Albania. Ajo pati mundësinë që të bashkëpunonte me Ricky Martin në Amici. Klaudia nisi të kërcente që në moshën 5-vjeçare”, thuhet në përshkrimin e balerinës së njohur.
Lidhur me shifrën marramendëse të pasurisë së saj, Pepa ka reaguar një ditë më parë me anë të një postimi në “Instastory”. Ajo ka publikuar një fotografi të këtij shkrimi ku thotë se ajo ka një pasuri prej 78 milionë dollarë, e në të shkruan: “Po ku i gjeni këto të dhëna?”.
Advertisements
Me këtë reagim, balerina e njohur mohon se ka një pasuri kaq të madhe dhe se ka mbetur edhe vetë e habitur nga shifra që kanë shkruar për të.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!