Prekëse/ Shpëtohet qeni i bllokuar në një shkëmb, e gjitha falë Fjonës, vajzës me afëtësi të kufizuara (HISTORIA)

Një histori emocionuese me fund të lumtur nga Gramshi.

Advertisements

Fjona Baçi, një vajzë me aftësi ndryshe e cila banon në periferi të qytetit në lagjen Koçaj ka përjetuar ndjesi të tr ishta gjatë këtyre ditëve. Kjo, pasi pranë shtëpisë së saj, një qen ishte bllokuar në një shkëmb e nuk mund të dilte. Sa herë që qeni qante për ndihmë, Fjona niste të qante gjithashtu se ndjehej shumë keq. Familja e saj e kishte të pamundur ta nxirrte qenin prej andej për shkak se kishte ngecur në një zonë të thepisur ndaj u thirr në ndihmë reparti i Zjarrfikësve në Gramsh.

“Sapo mësuam këtë lajm, menjëherë organizuam punën për të shpëtuar qenin, por mbi të gjitha për të plotësuar dëshirën e Fjonës”, shprehet Ilir Llapushi, shef i repartit zjarrfikës në Gramsh.

Advertisements

Operacioni nuk ishte dhe aq i lehtë. Burrave u është dashur që të zbresin me litar për të shkuar tek kafsha e gjorë. Dhe, pas shumë përpjekjesh e kanë nxjerrë atë prej andej.

Fjona e lumtur që qeni u shpëtua u ka dhuruar edhe një tufë me lule zjarrfikësve të cilët janë emocionuar dhe përlotur.

“Ishte një nga surprizat më të mëdha të jetës sime. Rasti na e ka sjellë që të bëjmë punë shumë më të mëdha dhe të vështira se sa kjo. Por rasti i Fjonës ishte vërtet emocionues”, tha më tej shefi i repartit të zjarrfikësve.

Ndërkaq, mësohet se pas 7 ditësh që kishte pa ngrënë, tashmë qeni ka nisur të hajë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Ishim të varfër, duhet të bëja diçka për nënën dhe babain”/ Alekta Vejsiu rrëfehet si asnjëherë më parë: Kam punuar që 14-vjeçe
Artikulli tjetër‘Më vr anë më vr anë’, ja kush ishte shenjestra e aten tatit te djeshëm te Uji i Ftohtë(Emri)