Me Bentley 250 mijë € të vjedhur, Morena Taraku përballet me pronarin gjerman (FOTO)

Modelja Morena Taraku ka ardhur sërish në vëmendje, me makinën e saj, që kap vlerën marramendëse, rreth 250 mijë euro.

Advertisements

Vetura tip “Bentley” të cilën Morena Taraku mendoi se e përvetësoi duke tentuar ta fuste si të re në Kosovë, është kthyer në Gjermani.

Burime për gazetën “Sinjali”, kanë bërë me dije se makina super luksoze më një vlerë prej 250 mijë Eurosh i është kthyer pronarit gjerman ditën e djeshme. Policia gjermane e kishte vënë makinën në kërkim ndërkombëtar, që bëri të mundur gjetjen dhe rikthimin në pronarin e caktuar.

Advertisements

Gjithashtu, gazeta “Sinjal”, ka siguruar dhe një dokument, që vërteton mashtrimin e Morena Tarakut, e cila tentoi ta kalojë makinën në doganën e Kosovës, pa paguar asnjë Lek, gjatë importimit, për ish-makinën e saj luksoze “Bentley”.

Në këtë dokument shkruhej se shuma prej 235 mijë Eurove, do të paguhej me një reklamim që do të kryente modelja. Nëse nuk kryhej ky detyrim deri pas një viti, Morena Taraku duhet të kryente pagesën e plotë.

Tre muaj më parë, në median rozë qarkulloi lajmi, se Morena Taraku po përballej me Prokurorinë, për shkak se makina e saj super luks “Bentley” 250 mijë eurosh, u kalua në doganë nëpërmjet mashtrimit. Dogana e Kosovës në një përgjigje konfirmoi se rastin e ka dërguar në Prokurori dhe se Morena është marrë në pyetje.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakKush është Fatos Dervishi, prokurori që arre stoi Fatos Nanon e qe sot kërkon të marrë në dorë ‘frenat’ e Byrosë Kombëtare të Hetimit
Artikulli tjetërIsh-deputeti i PS i bashkohet opozitës, ja çfarë shkruan