Kush është Fatos Dervishi, prokurori që arre stoi Fatos Nanon e qe sot kërkon të marrë në dorë ‘frenat’ e Byrosë Kombëtare të Hetimit

Gara për drejtuesin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, BKH, është e hapur deri më 30 janar, ndërkohë që interesi për këtë post, sa shkon edhe bëhet më i madh.

Advertisements

Mbështetja dhe investimi nga Ambasada Amerikane në Tiranë, kanë sjellë 4 emra që garojnë zyrtarisht për këtë post përmes aplikimit, por edhe më interes ka nga prokurorë që ende nuk kanë hedhur hapin, por kohë ka deri në fund të muajit…

Njëri prej tyre është Fatos Dervishi, një emër tejet i njohur përgjatë viteve ’90 për shkak të dosjeve të bujshme që hetoi pas rënies së diktaturës. Sot 55 vjeç, Dervishi është kthyer nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, ndërkohë që jetën e ndan mes Amerikës dhe vendit tonë. Një jurist me emër… Dervishi mbahet mend për të gjithë shqiptarët, si prokurori që arre stoi ish-kryeministrin Fatos Nano. Anëtarët e Byrosë Politike, dosja “Arsidi”, ish-deputetë e zyrtarë të lartë kanë qenë pjesë e punës së Dervishit, por ja disa nga çështjet e bujshme të hetuara prej tij, si ish zv.kryeprokuror i Përgjithshëm, por edhe si vetë prokuror.

Advertisements

Më 30 korrik 1993, arr estimi i Fatos Nanos

8 gusht 1993, Fatos Dervishi hetoi Ramiz Alinë dhe 11 anëtarë të Byrosë Politike

Nëntor 1993, ai hetoi Guvernatorin Ilir Hoti, disa bankierë të tjerë dhe ish-kryeministrin Vilson Ahmeti (qeveria 1991-1992)

Çështja Arsidi

Hetimi i ish-deputetit demokrat, Arben Lika për kontranb andë

Dosja e ushtarit Marican, mars 1995

Dervishi ushtroi detyrën e tij si prokuror nga viti 1993 deri më 14 shkurt 1998, ditë kur u largua për të shkuar drejt SHBA.

Por po ndalemi tek dosja e arr estimit të Fatos Nanos, një zhvillim që tron diti shoqërinë shqiptare në atë kohë.

Të godi tur nga zgjedhjet e vitit 1992, socialistët ishin thuajse të dorëzuar për të bërë diçka para PD-së, e cila kishte shumicën në parlament, dhe nuk e merrte për bazë mendimin dhe vendimin e opozitës, gati-gati për asgjë. Kthesa e parë ishte në zgjedhjet e korrikut, kur PS mori shumicën në zgjedhjet lokale, duke i shkaktuar PD-së god itjen e parë. Fatos Nano, doli i parë në ballë të su lmit opozitar, me një ofensivë të fortë kundër qeverisë së PD dhe kërkoi hapur rrëzimin e saj. Një raport i Shërbimit të Kontrollit të Shtetit, që sot njihet si KLSH, solli telashe për Fatos Nanon.

Raporti kishte në fokus abu zimet dhe manipulimet me ndihmat e ardhura nga Italia, në periudhën e qeverisë socialiste. Sipas tij, ndihmat që kanë ardhur në Shqipëri janë shitur disa fish më shtrenjtë dhe të ardhurat prej tyre janë përvetësuar në mënyrë të paligjshme nga persona të veçantë që kanë drejtuar shpërndarjen e këtyre ndihmave. KLSH aku zonte ish-presidentin Ramiz Alia, ish-kryeministrat Adil Çarçani dhe Fatos Nano, si dhe presidentët e firmave Levante Co dhe Iliria Hollding, përkatësisht Xhuzepe Perniola dhe Hajdin Sejdia… për përzierje në korrupsion.

Vlera e aferës shkonte në 8 miliardë lira italiane. Dyshimet dhe trëngëllima e prangave solli acarimin e Fatos Nanos, që më shumë sesa një ‘kërkim” faljeje për aku zat që po i bëheshin si ish-kryeministër, ai sul moi me epitete fyese, të gjithë ata që e akuzuan. Nano po mbrohej duke sul muar.

Ndoshta ishte e vetmja gjë që mund të bënte duke parandjerë pasojat. Pasi parlamenti i hoqi pa asnjë votë kundër imunitetin, dhe socialistët e lanë vetëm në Kuvend, Nano nga selia e PS akuzoi Berishën se ka instaluar një regjim ballisto-fashist.

“Unë jam shumë i qetë, jam absolutisht i qetë, sepse jam absolutisht i pastër. Mua nuk më tremb as heqja e imunitetit dhe as bango e të akuzuarit që inskenoi Berisha. Berisha trembet, Berisha nuk është i qetë. Berisha është shpërfytyruar. Mua më zë gjumi të qetë. Berishën nuk e zë gjumi. Unë kam shokë e miq në të gjithë Shqipërinë, Berisha ka mbetur vetëm… Me mua është e vërteta, me Berishën është turpi…”-tha Nano.

Fjalimi më i eg ër që Nano mund të kishte mbajtur ndonjëherë, ku su lmoi edhe diplomatët më të lartë amerikanë në Tiranë, tregoi shumë për atë që do të vinte. Më 30 korrik 1993 ai u ar restua si një i akuzuar për manipulim me ndihmat italiane. PS e quajti Nanon një të bur gosur politik, dhe brak tisi parlamentin.

Ai u dën ua me 12 vite b urg, dhe pas këtij akti, socialistët u mobilizuan nëpër protesta, duke kërkuar zgjedhje të parakohshme dhe lirimin e Nanos nga bu rgu. Në vitin 1997, Fatos Nano la qe linë për shkak të anmistisë por shumë pak kohë më vonë përfitoi dëmshpërblim për vitet e bur gut, pasi u konsiderua i bu rgosur politik.

Ndërkohë që në 1998, prokurori që bëri arrestimin e tij, u largua për në SHBA. Aty ushtroi profesionin e avokatit, ndërkohë që sot është rikthyer me një ambicie për të drejtuar BKH-në. A do ta hedhë hapin? Do të shohim çfarë do të ndodhë deri më 30 janar.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakPolicia e kërkon ne çdo cep, Agim Kajmaku ben veprimin që nuk pritej(Foto)
Artikulli tjetërMe Bentley 250 mijë € të vjedhur, Morena Taraku përballet me pronarin gjerman (FOTO)