SPAK i bën të “papriturën” Lefter Allës pas videos së publikuar

Hetimet për kryebashkiakun e Bulqizës, Lefter Alla, kanë hyrë në një fazë të verifikimit të autotincitetit të videos, ku pretendohet se konsumon lëndë nar kotike.

Advertisements

Vetëm 24 orë pas çeljes së këtij hetimi, prokurorët e çështjes kanë kërkuar ekspertimin grafik të videos tashmë të sekuestruar. Ekspertimi do kryhet nga ekspertët e laboratorit të policisë shkencore në Ministrinë e Brendshme. Nëpërmjet kësaj ekspertize prokuroria synon të provojë qartësisht dhe me anën e një ekspertize nëse personi që shfaqet me shpinë në video, është ose jo Lefter Alla.

Ndërsa një tjetër hap shumë i rëndësishëm për zbardhjen e kësaj çështje, është se Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Kri mit të Organizuar, i ka kërkuar kryebashkiakut Alla, t’i nënshtrohet testit të dr ogës. Për të kryer këtë procedurë, Alla duhet të paraqitet e Institutin e Mjekësisë Ligjore, për ti marrë kampion gja ku dhe urine, me qëllim kryerjen e eskpertimit mjeko-ligjor, që do të vërtetojë nëse Alla është konsumues dro ge ose jo. Kjo ekspertizë do të jetë baza e kësaj çështje penale dhe që mund të shtyjë prokurorët të ngrenë akuzë për kryebashkiakun e Bulqizës Lefter Alla.

Advertisements

Në një postim në rrjetet sociale, Alla sqaron se ka qenë në dijeni për ekzistencën e një video-montazhi thotë ai, që prej një viti. “Dua të sqaroj gjithashtu se ekzistenca e një video-montazhi më është bërë me dije prej rreth një viti, por gjithmonë kam besuar dhe besoj se duhet të jetë drejtësia ajo që ta hetojë dhe ta zbardhë”. “Kushdo që më akuzon mua të presë veprimet e Prokurorisë dhe vendimin përkatës të Gjykatës”- thotë Alla. Shqiptarja

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakDhu nohet efektivi i policisë në Tiranë, pasi ndaloi një makinë, shoferin nuk e mbajne nervat
Artikulli tjetërJa çfarë i ndodh organizmit kur pini kafe çdo ditë, 4 efektet fantastike dhe 2 negative