Mbi 200 pasgo ditje janë shënuar në Turqi pas lëkundjes me magnitudë 5.4 të shkallës Rihter, që tro nditi vendin, raportojnë mediat lokale.
Advertisements
Sipas të njëjtave burime, katër persona kanë përfunduar në spital në Manisa, ndërkohë që nuk raportohet për vik tima apo dëme të konsiderueshme materiale.
Mediat në Turqi shkruajnë se lëkundjet kanë sjellë panik te qytetarët, ndërsa janë publikuar edhe video që pasqyrojnë momentet dra matike të tërmetit.
Advertisements
Sipas autoriteteve turke të Sizmologjisë, një tërmet me magnitudë 5.4 të shkallës Rihter ndodhi dje në rrethin Akhisar të Manisa-s në 22:22 me orë lokale. Pastaj, në orët e mëngjesit, dy tërmete radhazi me magnituda 3.8 dhe 4.5 u shënuan në rrethin Akyurt të Ankarasë. Në total, raportohet për më shumë se 200 pasg oditje.
Përveç Akhisar-it ku ishte epiqendra e tërmetit me magnitudë 5.4, lëkundjet u ndjenë të fuqishme dhe në Balıkesir, Bursa apo dhe Stambolli. /Boldnews
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!