Mjekët në QSUT bëjnë mrekullinë, shpëtojnë 5 foshnja me probleme në zemër

5 foshnja,të cilat lindën me probleme në zemër, falë ekipit të Kardiokirurgjisë në QSUT, tashmë gëzojnë shëndet të plotë.

Advertisements

Ka qenë mjeku Altin Veshti nga ekipi i Kardiokirurgjisë, i cili ka dhënë lajmin se 5 foshnja, më i vogli 5 ditësh deri në 30 ditësh, u janë nënshtuar disa operacioneve shumë të ndërlikuara, që rezultuan me sukses.

Ai në një postim në Facebook është shprehur se foshnjat kishin lindur me një problem, i cili nëse nuk do të kapej në kohë, mund t’u kushtonte edhe jetën.

Advertisements

“Ekipi i Kardiokirurgjise operon 5 bebe neonat në 2 javët e fundit (më i vogli 5 ditësh deri në 30 ditësh) me diagnoze koartacion i aortës një kardiopati vde kjeprurëse që nëse nuk operohet në ditët e para të jetës është fata le. Një bashkëpunim shumë i mire mes ekipit të Kardiokirugjisë, Pediatrisë dhe 2 materniteteve Koco Gliozheni dhe Mbretëresha Geraldinë. Operacione të një kompleksiteti shumë të lartë që kryhen me gjithë vështirësitë e mëdha. Urime të gjithëve”, shkruan mjeku Altin Veshti.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakPl as she rri në sallën e operacionit, mjekët shqiptar përl eshen me njëri-tjetrin
Artikulli tjetërNuk ka qetësi për Schumacher! I vjedhin fotot private dhe vendosin ti …