“Kërc ënime pafund nga politika” Artan Hoxha tregon si i ra në dorë video e kryebashkiakut

Gazetari Artan Hoxha edhe njëherë ka shpjeguar se si i “ra në dorë” video, ku sipas tij duket kryetari i Bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla duke konsumuar kok ainë.

Advertisements

“Prej 4 muaj e kam patur këtë video. Video është xhiruar pasi ka marrë mandatin. Nga momenti i parë që kam rënë në dijeni, kam qenë duke u marrë me diçka tjetër në Bulqizë. Me botën e kr imit në mineralin e kromit. Duke bërë këto kontakte, rastësisht rashë në këtë video”, tregoi Artan Hoxha në emisionin Opinion.

Pasi ka dalë lajmi, në emisionin Opinion për ekzistencën e kësaj videoje, gazetari tha se shumica e kryetarëve të bashkive kanë çuar njerëz që e kanë pyetur. Por sa i sigurt është gazetari që personi në video, është Lefter Alla?

Advertisements

“Kam bërë verifikimet, në fillim rashë në dijeni të faktit që aty përdoret lëndë nar kotike nga këta funksionarë. Ky është një problem i madh në disa qytete të tjera. Duke hulumtuar personalitetin e tij nuk më përputhej, nuk ka ngarkesë penale apo kri minale, ka mbaruar shkollën për mësues edukim fizik, ka qenë mësues fizkulture. Nga gjithë ajo video unë kam shkëputur vetëm një moment, unë nxora atë pasazh që mendoj unë se ka vlerë. Unë qëllimisht kam hequr time code për të mos zbuluar, orën datën, lokalin, unë nuk dua të identifikojë qytetarë që mund të kenë pasoja nga kjo video sepse mund të akuzohen që kanë publikuar këtë video. Ajo është kamerë sigurie, filmimi që kam unë ka një zë. Kamera vetë është me rezolucion të lartë, lokali vetë nuk ka interes të ta jap këtë video. Një person me celular ka filmuar mbi ekranin e kompjuterit, këtë gjë mund ta kenë bërë shumë njerëz. Sot nuk i identifikojmë dot që është burimi”, tha gazetari.

Po ashtu ai ka ka treguar edhe kërcënimet që ka patur. “Erdhën njerëz që kontaktuan. Presion dhe marrëveshje është kërkuar pa fund. Ofruan para dhe kër cënime, edhe nga bota politike edhe nga bota e nëndheshme”.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Je bërë si budalla nga ajo”, Stresi “shpë rthen” ndaj ndjekësit që ofendoi rëndë Keisin
Artikulli tjetërPl as she rri në sallën e operacionit, mjekët shqiptar përl eshen me njëri-tjetrin